☁️
Tiranë 11°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▲0%
ARI 4,787 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,294 ▼ -2.77% ETH $2,209 ▼ -3.85% XRP $1.3359 ▼ -1.84% SOL $82.6700 ▼ -2.99%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▲0 % ARI 4,787 ▲0 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▲0 % ARI 4,787 ▲0 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Në Gostivar u hap stadiumi i emëruar “Recep Tayyip Erdoğan”

Në Banjicë të Epërme të Komunës së Gostivarit me një ceremoni solemne u bë hapja e stadiumit me emrin e presidentit të Turqisë “Recep Tayyip Erdoğan”. Ndeshja e parë në këtë stadium  u luajt sot  në ora 15:00 mes nikoqirit “KF Banjicë e Epërme” dhe “KF Liria Raven”.

Ministri pa Resor i Qeverisë së Maqedonisë, Furkan Çako, i cili mori pjesë në ceremoninë solemne, theksoi se edhe pse sjellja e një stadiumi këtu konsiderohet një hap i vogël, investimet që do të realizohen në këtë fushë janë përparim i madh për zhvillimin e shoqërisë në një mënyrë të shëndoshë.

Nga ana tjetër, kryetar i Klubit “Banjicë e Epërme – Trabzonspor” Muhamet Shabani, falënderoi të gjithë që kontribuan në ndërtimin e këtij stadiumi, duke shprehur bindje se ky stadium do të kontribuojë në zhvillimin e fshatit dhe banorët e këtij fshati.

Rruga që të çonte deri te stadiumi ishte e paasfaltuar, mirëpo kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, në fjalën e tij para të pranishmëve premtoi se rruga do të asfaltohet sipas standardeve bashkëkohore. Ai shtoi se komuna që drejton ai do të angazhohet që ky stadium të jetë sikurse stadiumet në vendet e zhvilluara dhe në Turqi.

“Unë si kryetar komune ua jap fjalën se në programin e vitit 2017 kjo rrugë do të jetë e asfaltuar me standarde të larta, për shkak se stadiumi mban emrin e një politikani, një qeveritari dhe një presidenti më të madh në historinë e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan”, deklaroi Bejta.

Në ceremoninë solemne ku u bë edhe lutja e hapjes morën pjesë edhe kryetari i Lidhjes së Shoqatave Joveritare Turke në Maqedoni (MATÜSITEB), Tahsin Ibrahim, kryetari i Shoqatës “Banjicë e Epërme – Trabzonspor”, Gafur Qazimi, zv/drejtor i Qendrës Kulturore Turke “Yunus Emre – Shkup”, Fuat Korkmaz, përfaqësues të organizatave turke në vend, si dhe banorë të fshatit Banjicë e Epërme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.