Në mesnatë skadon afati për arritjen e marrëveshjes për Ligjin Zgjedhor
Në Shkup vazhdojnë bisedimet ndërpartiake për realizimin e marrëveshjes për daljen e Maqedonisë nga kriza politike.
Të martën në mesnatë skadon afati për arritjen e pajtueshmërisë për Ligjin e Zgjedhjeve dhe modelin zgjedhor. Por, ngaqë partitë politike nuk kanë arritur zgjidhje, pritet që propozim-ligjin për zgjedhjet ta hartojnë ndërkombëtarët.
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev ka paralajmëruar se do të ketë një zgjidhje konkrete në tavolinë. Nga VMRO-DPMNE thonë se marrëveshja është e mundshme, por vetëm nëse opozita do të tregojë vullnet të mirë për kompromis.
Sipas raportimeve mediatike, pika më e diskutueshme mes partive është votimi i diasporës. VMRO- DPMNE propozon model me më shumë vendvotime, që do të ofronte mundësi më të madhe për të votuar.
LSDM kërkon që deputeti nga diaspora të zgjidhet me 85-90% të votave dhe formimin e Ministrisë për Diasporë.