Ekonomia

Në nëntor do të jetë gati masterplanit të gazit në Shqipëri

Ministria e Energjisë dhe Industrisë në bashkëpunim me kompaninë shtetërore azere të naftës SOCAR organizuan të shtunën në Tiranë seminarin e dytë të nivelit të lartë për studimin e fizibilitetit të masterplanit të gazit në Shqipëri. Në tryezë morën pjesë përfaqësues të SOCAR, Shell, British Petroleum, WBIF dhe TAP AG.

P10801331Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, Koli Bele e konsideroi shumë të rëndësishëm për masterplanin e gazit dhe studimin e fizibilitetit koordinimin mes të gjithë aktorëve për të patur një produkt sa më profesional.
“Kemi ndërmarrë të gjitha hapat e duhura si qeveri, në mënyrë që në vitin 2019-2020, kur parashikohet që gazi të kalojë në tubacionin e gazsjellësit TAP, edhe Shqipëria të jetë jo vetëm e lidhur, por të ketë mundësi, infrastrukturë të zhvilluar, plane konkrete për zhvillimin e tregut të gazit”, u shpreh Bele.

Në vijim të takimit të parë mbajtur në muajin shkurt, përfaqësuesit e WBIF prezantuan një grafik të punës me të dhëna konkrete të fazave të hartimit të masterplanit. Puna do të nisë në muajin maj 2015 dhe parashikohet që masterplani të jetë i gatshëm në tetor/nëntor të vitit 2016. Paralelisht, kompania SOCAR do të fillojë punën për studimin e fizibilitetit, një tjetër dokument mjaft i rëndësishëm që i shërben objektivit strategjik për gazifikimin e vendit.

Western Balkans Investment Framework (WBIF) financon me 1.1 milion euro hartimin e Masterplanit të Gazit (GMP) dhe të Project Identification Project (PIP), sipas aplikimit të MEI-t në shkurt 2014.
Kompania SOCAR, në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë dhe Gazsjellësin TAP, si dhe aktorët e tjerë të interesuar nga Azerbajxhani, do të menaxhojë dhe financojë studimin e fizibilitetit të masterplanit të gazit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button