☁️
Tiranë 9°C · Vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 95.63 ▼2.29%
ARI 4,771 ▼0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,957 ▲ +1.47% ETH $2,245 ▲ +2.66% XRP $1.3548 ▲ +0.8% SOL $84.6900 ▲ +2.12%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 95.63 ▼2.29 % ARI 4,771 ▼0.98 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 95.63 ▼2.29 % ARI 4,771 ▼0.98 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Në pranverë 2015, TAP nis ndërtimin e rrugëve

TAPRreth 100 milionë USD parashikohet të investohen nga pranvera e vitit që vjen në rrugët e aksesit, ku do të kalojnë tubacionet e projektit të gazsjellësit TAP.

Punimet e para për këtë projekt do të fillojnë në Shqipëri për të përgatitur infrastrukturën rrugore drejt kantiereve ku do të shtrihen tubacionet.
Burime nga ministria e Energjisë dhe Industrisë bëjnë të ditur se po kontaktohet më zyrën e TAP-it, që në procesin e ndërtimit të rrugëve të ketë prioritet përfshirjen e kompanive shqiptare, që kanë gjithë kapacitetet dhe njohin mirë terrenin.
Ndërkaq, është ngritur një njësi e përbashkët në lidhje me shpronësimet e tokave ku do të kalojë tubacioni si dhe për infrastrukturat e tjera.
Gazsjellësi TAP është pjesë e Korrridorit Jugor të Gazit, që nis nga Azerbajxhani dhe përfundon në Itali. Gjurma e TAP-it nëpër Shqipëri është rreth 210 kilometra në tokë dhe 60 km në ujërat territoriale shqiptare në Detin Adriatik.
Tubacioni nis në Bilisht Qendër në Qarkun e Korçës, në kufirin shqiptar me Greqinë dhe mbërrin në Detin Adriatik, 17 km në veriperëndim të Fierit, 400 metra në tokë nga vija bregdetare.
Në afërsi të Fierit do të ndërtohet një stacion kompresor, 9 stacione valvulash bllokimi, ndërsa është planifikuar një stacion tjetër afër Bilishtit, nëse kapaciteti i gazsjellësit zgjerohet në 20 miliard metra kub (bcm).
Në zonat malore ku do të kalojë tubacioni, do të ndërtohen afërsisht 58 km rrugë të reja dytësore, 44 km ekzistuese do të përmirësohen, do të rehabilitohen 50 ura dhe do të ndërtohen dy të reja.
TAP është pjesë e “Korridori Jugor te Gazit” me gjatësi mbi 4.000 km, ku tubacionet përshkojnë 7 vende dhe ku veprojnë disa projekte të veçanta energjetike, të cilat së bashku përfaqësojnë investimin rreth 45 miliardë USD.
Këto projekte janë: fusha Shah Deniz 2 me shpime pusesh dhe prodhim detar gazi në Detin Kaspik; zgjerim i impiantit të përpunimit të gazit në Terminalin e Sangaçalit në bregun e Detit Kaspik në Azerbajxhan; tre projekte gazsjellësish: Gazsjellësi i Kaukazit të Jugut (SCPX)-Azerbajxhan, Gjeorgji, Gazsjellësi Trans Anatolian (TANAP)-Turqi dhe Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP)-Greqi, Shqipëri, Itali.
Projekti i Korridorit Jugor të Gazit përfshin zgjerim i rrjetit italian të transmetimit të gazit dhe mundësi për lidhje të tjera me rrjetet e gazit në Evropën Juglindore, Qëndrore dhe Perëndimore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.