🌧️
Tiranë 14°C · Shi i lehtë 17 March 2026
S&P 500 6,734 ▲0.51%
DOW 47,122 ▲0.37%
NASDAQ 22,501 ▲0.57%
NAFTA 94.18 ▲1.86%
ARI 5,013 ▲0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,070 ▲ +0.83% ETH $2,340 ▲ +3.13% XRP $1.5074 ▲ +1.8% SOL $94.3400 ▲ +1.57%
S&P 500 6,734 ▲0.51 % DOW 47,122 ▲0.37 % NASDAQ 22,501 ▲0.57 % NAFTA 94.18 ▲1.86 % ARI 5,013 ▲0.21 % S&P 500 6,734 ▲0.51 % DOW 47,122 ▲0.37 % NASDAQ 22,501 ▲0.57 % NAFTA 94.18 ▲1.86 % ARI 5,013 ▲0.21 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Kosova

Në Prishtinë protesta, Mustafa në Pejë e Thaçi në Arabi

Gjatë kohës kur në Prishtinë mbahet protestë gjithëpopullore me kërkesa drejtuar Qeverisë, Kryeministri Isa Mustafa dhe Zv/Kryeministri Hashim Thaçi nuk ndodhen në Kryeqytet.

n-euml-prishtin-euml-protesta-mustafa-n-euml-pej-euml-e-tha-ccedil-i-n-euml-arabi_hdNë kohën e protestës së paralajmëruar që mbahet sot në Prishtinë, në orën 14:00, me kërkesa për shkarkimin e Ministrit Aleksandar Jablanoviqit dhe në mbrojtje të Trepçës, dy krerët e koalicionit qeverisës, Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi nuk do të ndodhen në Kryeqytet.

Kryeministri Isa Mustafa, siç është bërë e ditur nga një njoftim i LDK-së, do të ndodhet në Pejë.

Ai do të marrë pjesë në manifestimet e Degës së LDK-së në Klinë (ora 10:00) dhe Degës së LDK-së në Pejë (ora 12:00), të cilat shënojnë 25-vjetorin e themelimit të LDK-së, ndërsa në orën 13:00 në një vizitë të Poliklinikës Stomatologjike në Pejë.

Zv/Kryeministri Hashim Thaçi, ndërkaq, është nisur mbrëmjen e së premtes për në Arabinë Saudite, për ngushëllime për vdekjen e Mbretit Abdullah.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.