🌤️
Tiranë 4°C · Kryesisht kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 91.67 ▲4.02%
ARI 4,340 ▼1.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,539 ▲ +3.59% ETH $2,142 ▲ +4.38% XRP $1.4138 ▲ +2.31% SOL $90.4500 ▲ +4.66%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.67 ▲4.02 % ARI 4,340 ▼1.53 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.67 ▲4.02 % ARI 4,340 ▼1.53 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Maqedonia

Në Shkup mbahet edicioni i shtatë i samitit “Maqedonia 2025”

Aktiviteti ekonomik në Ballkanin Perëndimor është përmirësuar në tre vitet e fundit, por është e nevojshme të investohet më shumë në infrastrukturë dhe kapital njerëzor, në mënyrë që të arrihen industritë që kanë vlerë më të lartë të shtuar që mund të rrisin pagat. Kjo ishte një nga konkluzionet e panel-diskutimeve të sotme me të cilat në Shkup filloi zyrtarisht edicioni i shtatë të samitit ekonomik “Maqedonia 2025”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të samitit “Maqedonia 2025”, figura të shquara nga biznesi global do t’i njoftojnë biznesmenët në Maqedoni me trendet e fundit globale në ekonomi, investime dhe inovacionin teknologjik. Disa nga panel-diskutimet e sotme kanë të bëjnë me shqyrtimin gjithëpërfshirës ekonomik të trendeve globale dhe rajonale, krahasimin e strategjive për tërheqjen e investimeve të huaja direkte, si dhe praktikat më të mira në nivel global.

Maximilien Lambertson, analist kryesues për Evropën Lindore në “The Economist Intelegence Unit”, në Britani, në deklaratë për mediat tha se ka marrë pjesë në diskutim në të cilin kanë diskutuar perspektivat e investimeve në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar se ka përparim më të madh kohët e fundit, por tha se, megjithatë, mund të bëhet dhe të inicohet më shumë, për të eksportuar më shumë.

Sipas tij, është e nevojshme të investohet më shumë në infrastrukturë dhe kapital njerëzor, në mënyrë që të arrihen industritë që kanë vlerë të shtuar që mund të rrisin pagat.

Lambertson tha se aktiviteti ekonomik në Ballkanin Perëndimor është përmirësuar gjatë tre viteve të fundit.

“Rajoni ka kaluar nëpër një periudhë të rëndësishme të përshtatjes pas krizës ekonomike globale në periudhën 2007-09, kur inflacioni arriti nivele të ulëta historike, të cilat mundësuan politikë të përbashkët monetare që mbështet rritjen.

Dubravka Negre, kryetare e Bankës Evropiane të Investimeve, Departamenti për Ballkanin Perëndimor, tha se me aktivitetet e tyre në Maqedoni janë të pranishëm prej 40 vitesh, ku kanë realizuar të paktën 26 projekte.

“Në dhjetë vitet e fundit kemi vetëm projekte me vlerë 550 milionë euro, nga të cilat 515 milionë euro janë lëshuar. Kjo është një normë shfrytëzimi prej 95 për qind, që është një nga më të lartat në rajon”, tha Negre.

Ajo informoi se Banka Evropiane e Investimeve në Maqedoni këtë vit ka nënshkruar një marrëveshje të re financimi prej 100 milionë eurosh për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme përmes Bankës së Maqedonisë për Rindërtim dhe Zhvillim. Paratë, tha ajo, do të sigurojnë fonde për norma konkurruese të interesit për sipërmarrësit në vend, ndërsa vetëm nga kjo marrëveshje, do të ndihmojnë në ruajtjen e 1.800 vendeve të punës në Maqedoni.

Në kuadër të samitit “Maqedonia 2025”, do të prezentohen kompani të suksesshme në Maqedoni, ndërsa nesër në fokus do të jenë tranformimi digjital, teknologjitë më të fundit në shëndetësi dhe industritë e gjelbra.

Në samit do të mbahen mbi 15 panel-diskutime, disa evenimente interaktive të rrjetëzimit dhe një ditë për aktivitete sportive.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.