Bota

Në Venezuelë mbahen votime të debatueshme

Në Venezuelë sot po mbahen votime të shumëdebatuara, të kërkuara nga Presidenti Nicolas Maduro.

Njerëzit po votojnë për Asamblenë Kushtetuese me 545 anëtarë, që do të ngarkohet me detyrën e rishkrimit të Kushtetutës së vendit.

Televizioni shtetëror dha sot pamje të presidentit Maduro duke votuar në një qendër votimi në Karakasin perëndimor.

Kritikët thonë se kandidatët në votime janë vetëm përkrahës të Presidentit dhe se ata mund ta rishkruajnë Kushtetutën, në mënyrë që ai të qëndrojë në pushtet për një kohë të pacaktuar.

Opozita ka bërë thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve, gjë që bën të mundur që të votojnë vetëm përkrahësit e Presidentit. Opozita thotë se votimet janë farsë dhe kanë bërë thirrje për demonstrata.

Maduro ka ndaluar zhvillimin e protestave deri ditën e martë, duke thënë se kush e thyen këtë vendim, rrezikon të dënohet me deri 10 vjet burg.

Por udhëheqësit e opozitës po u bëjnë thirrje përkrahësve të mos e përfillin urdhërin dhe të dalin në demonstrata.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button