Politika

Negociatat, Blushi: Kryeministri fajtor. Rama: Kusht Vetingu, po bën garë me Saliun

Shtatë deputetë të Kuvendit thërritën në një interpelancë kryeministrin Rama pas vendimit për mos hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Deputeti Ben Blushi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është pikërisht i pari i qeverisë përgjegjës për bllokimin e integrimit dhe fajtori pse vendit nuk iu caktua datë për hapjen e negociatave me BE-në.

BE nuk fiksoi një datë për negociatat me vendin tonë, edhe pse qeveria premtoi se do të ndodhte. Ministrat e Jashtëm të BE përcaktuan 5 kushte, pas plotësimit të të cilave negociatat edhe mund të hapen, ne mendojmë se kjo shtyrje nuk do e favorizojë Shqipërinë”, tha ai.

Blushi numëroi gjithë problemet e vendit që nga krimi, korrupsioni deri në rangjet elitare të politikës dhe akuzoi Ramën se jo vetëm nuk ka bërë gjë për ndryshimin e situatës, por përkundrazi i ka shtuar vendit të tjera halle dhe probleme.

Sot nuk ka asnjë alibi se ka qenë Evropa që s’na ka pranuar, Evropa nuk paragjykon shqiptarët, por krimin, korrupsionin, ekonominë e kapur, informale, ka harxhuar 10 mld euro për ne. Këtu ka njerëz që duhet të mbajnë përgjegjësi e të japin llogari se elita politike është fajtore për korrupsionin, bashkëpunimin e hapur me krimin e organizuar se sot s’jemi në Evropë edhe pse jemi evropiane.

Humbja më e madhe është shpresa dhe ajo po mbaron, sepse shqiptarët po pengojnë shqiptarët të bëhen evropiane dhe kjo është e vërteta. Bota përreth Shqipërisë po ndryshon, Evropa dhe tjetër nuk janë ata që më parë.

Bota po hyn në fazë të re, që nuk dihet se do e favorizojë shqiptarët, bota po hyn në ngricë, nuk jemi në pranverë, por vjeshtën e integrimit, fuqi që kanë pasur ndikim negativ në historinë tonë po forcojnë rolin e tyre në kurriz të demokracisë.

Ne e kemi pësuar mbi kurriz, sa herë që demokracia rrezikohet vendi izolohet, sa herë që demokracia kërcënohet, Shqipëria zvogëlohet. Krimi i organizuar, korrupsioni dhe ekonomia e dobët që nuk garanton progres, vende pune dhe cilësi. Ne nuk do lejohemi të shkojmë në Evropë si shqiptarë të korruptuar”, tha Blushi.

Rama

Pas akuzave të Blushit e mori fjalën kryeministri Edi Rama.

Ai e nisi fjalën e tij duke ironizuar deputetët që kërkuan interpelancën.

Kam marrë një kërkesë për interpelancë nga zoti Beni, Nardi dhe Vangjeli, por si duket nuk ka asnjë lidhje me çështjen, pasi kërkesa me shkrim për interpelanca ka një premisë të gabuar, pasi nuk kanë asnjë njohuri për procesin e integrimit, pra janë të paditur”, tha Rama.

Ai shtoi më tej se “askush nuk priste një datë nga KE, por as vetë KE që ka bërë rekomandimin pozitiv me kusht, që dihet që ishte dhe mbetet Vettingu. Këtë e dinë të gjithë shqiptarët, përveç të madhit Sali dhe të vegjëlve të oborrit të dëshpëruar të opozitës. Europa tha zbatoni Vettingun, që të konsiderojmë çeljen e negociatave. Këtu edhe nuk mund ti justifikojmë këta për përkthim të gabuar, pasi ose nuk ke lexuar ose nuk do të kuptosh

Zotërinjtë duhet ta dinin, që KE nuk ka dalë me konkluzione me politikën e zgjerimit, pas vetos së Austrisë për Turqinë, pjesë e paketës ku është edhe Shqipëria”.

Rama tha se Blushi po bën garë me Berishën.

Që nga rekomandimi në nëntor dhe e kam thënë unë dhe të gjithë, se pa nisur Vettingu nuk ka datë, çfarë datë kërkojnë këta që vijnë këtu.

Këta duan të ndryshojnë datën e zgjedhjeve të ardhshme. Këta po bëjnë garë me të madhin Sali, kush ia nxjerr më shpejt mllefin ndaj qeverisë dhe keqkuptimi është që lidhin datën me 5 kriteret.

5 prioritetet nuk janë kushte, por kritere që do të na shoqërojnë gjatë gjithë negociatave dhe pas anëtarësimit.

Sot Rumania dhe Bullgaria ndryshe nga të gjithë vendet anëtare janë të detyruara të presin çdo vit një raport”, tha Rama.

 

Related Articles

Comente

  1. Vetingu duhet te digjen te gjalle Adriatik Llalla xhezair Zaganjori kopeja e hajduteve ne gjykaten e apelit.ne gjykaten administrative dhe kopeja e hajduterise te Sali Berishes dhe Ilir Metes,fatos nanos,kastriot islamit rexhep meidanit dhe plehrat e PD

  2. Ne GJK jane dy armiq te ndyre te popullit shqipetar,te femijeve te tyre dhe te brezave qe do vine.Emrat te behen publike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button