Politika

Negociatat në Kretë, grekët parashtrojnë Marrëveshjen e Detit

Në ishullin e Kretës vazhdojnë negociatat mes delegacioneve shqiptare dhe greke, të kryesuara nga ministrat e Jashtëm, Bushati dhe Kotzias.

Korrespondenti i Top Channel në ishullin helen bën me dije se gjatë paraditës palët kanë  gjetën mirëkuptim, ndërkohë që pasdite është kaluar tek temat më të vështira.

Ka qenë pala greke që ka shtruar në tryezën e bisedimeve Marrëveshjen e Detit, duke paraqitur edhe një hartë, e cila i është dorëzuar palës shqiptare.

Kjo e fundit ka kërkuar kohë për shqyrtimin e saj dhe po vazhdon studimin, duke bërë që përkohësisht dialogu dypalësh të ndërpritet.

Ndërkohë, në orët e mbrëmjes pritet që mes dy delegacioneve të ketë edhe një darkë informale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button