☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,667 ▲ +0.64% ETH $2,315 ▲ +2.77% XRP $1.3728 ▲ +0.72% SOL $86.0400 ▲ +0.69%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Politika

Negociatat, Rama: Nuk humbëm 12 muaj, por kemi 12 muaj punë. Asnjë kusht shtesë

Në një takim me strukturat e integrimit në Ministrinë e Europës dhe Punëve të Jashtme, Kryeministri Rama bëri ndryshimin midis çeljes imediate të negociatave dhe në 12 muaj.
“Ka një ndryshim midis çeljes së negociatave imediate dhe në 12 muaj, por është shumë formal. Edhe sikur çelja e negociatave të ishte imediate, ne do të na duhej një punë përgatitore që do të merrte një kohë që shkon deri në 12 muaj. Fakti që çelja e negociatave është e caktuar në 2019, por komisioni do të nisë menjëherë procesin përgatitor. Nuk kemi humbur 12 muaj, por kemi 12 muaj punë që do të bëheshin edhe me hapjen e negociatave.”, tha Rama.

Ai më tej, u shpreh se nuk ka asnjë kusht shtesë gjatë kësaj periudhe. “Më vjen për të qeshur dhe qarë, kur dëgjoj se europa ka vendosur 13 kushte, por nuk është kështu. Por këtu nuk është çështje kushtet, por përputhshmërisë së shtetit me vendet anëtare të BE, dy organizmat të bëhen një”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se Shqipëria ka kapërcyer një moment tejet delikat, pasi ka bërë më se çdo vend tjetër në këtë fazë, thotë ai.

“Është njohur nga të gjithë, edhe nga ata më skeptikët, që Shqipëria ka bërë më shumë se çdo vend tjetër në të njëjtën fazë. Ishte një rrezik real që të mbeteshim në këtë moment pa tekst. Të gjithë e dine që dy orë përpara vendimmarrjes nuk kishim tekst për shkak të dinamikës së brendshme të bisedimeve. Reforma në drejtësi te ne është unikale e gjithëpranuar si model që duhet shtrirë më tutje në të gjithë rajonin tonë, me kosto jot ë vogla, për të cilën ne rrezikuam koalicionin qeverisë. Për rëndësinë që ka Europa në ka në këtë territor, fqinjët tanë ndërruan emrin. Procesi është jashtëzakonisht i sofistikuar dhe me mekanizma djallëzorë që vetëm BE mund t’i krijojë dhe ka nevojë për një punë të jashtëzakonshme për të qenë në orar, për të qenë cilësisht të gatshëm për të adresuar problematikat, për të vazhduar thellimin e një procesi që për ne ka nisur”, tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.