🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 19 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 94.57 ▼0.93%
ARI 4,651 ▼5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $70,348 ▼ -0.72% ETH $2,145 ▼ -1.37% XRP $1.4466 ▼ -0.37% SOL $88.8800 ▼ -0.67%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.57 ▼0.93 % ARI 4,651 ▼5 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.57 ▼0.93 % ARI 4,651 ▼5 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
19 Mar 2026
Breaking
Politika

Nënshkruhet marrëveshja dixhitale Shqipëri- Kosovë

Në kuadër të bashkëpunimit për zbatimin e projektit “Projekti për diplomaci dixhitale – Shqipëria dhe Kosova dixhitale”, u nënshkrua dje një Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Tiranë e Prishtinë dhe British Council.

Ky memorandum u nënshkrua nga zëvendësministri i Jashtëm i Shqipërisë,  Halil Hyseni, homologu i tij nga Kosova,  Petrit Selimi, ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë në Tiranë dhe Prishtinë, Jan Braathu dhe drejtoresha e British Council në Kosovë,  Arjeta Emra.

Me këtë Memorandum Mirëkuptimi synohet vendosja e një partneriteti midis katër palëve të sipërpërmendura, me qëllim jetësimin e këtij projekti për periudhën 2016 – 2017.

Palët synojnë, mes të tjerash, të mbështesin përpjekjet e Shqipërisë dhe Kosovës për promovimin e imazhit të tyre, përmes diplomacisë dixhitale dhe të angazhojnë të rinjtë, si një faktor kontribuues në forcimin e imazhit të shteteve të tyre përkatëse.

Projekti “Shqipëria dhe Kosova dixhitale” është pjesë e vizionit dhe strategjisë së dixhitalizimit të shërbimeve diplomatike dhe konsullore, duke ardhur më pranë qytetarëve, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Iniciativa te tilla mes Shqipërisë dhe Kosovës shërbejnë gjithashtu edhe për unifikimin e përpjekjeve në kuadër të përforcimit të partneritetit strategjik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.