Nënshtetësia shqiptare e Janullatosit: Detyrim së pari ndaj besimtarëve ortodoksë shqiptarë, përse ndryshova mendin në vitin 2000
Marrja e nënshtetësisë shqiptare nga ana e Kryepeshkopit Anastas Janullatos është një vendim i drejtë dhe një detyrim ndaj besimtarëve ortodoksë shqiptarë.
Në emisionin Opinion ne TV Klan, presidenti Ilir Meta tha se dhënia e nënshtetësisë shqiptare Janullatosit, ishte një vendim institucional i rëndësishëm.
“Jam shumë i bindur për drejtësinë e këtij vendimi, sepse Fortlumturia e Tij i plotëson të gjitha kriteret, por edhe sepse Ai ringriti nga hiri Kishën Autoqefale të Shqipërisë, duke e bërë atë sot në një nga kishat më të nderuara në botë”, tha Meta.
“Ka qenë jo vetëm një detyrim ndaj të gjithë besimtarëve ortodoksë shqiptarë, por ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e shumë personaliteteve të shquara të vendit tonë:doktorë, rektorë, ish-dekanë, emra nga më të shquarit të mjekësisë, të shkencës…etj”, vijoi presidenti.
“Për popullin grek Janullatosi nuk është thjesht një klerik i lartë, por një idhull i adhuruar për shkak të personalitetit të tij të jashtëzakonshëm, si mendimtar në fushën e besimit dhe të teologjisë, si idealist dhe humanist dhe personalitet me reputacion të jashtëzakonshëm ndërkombëtar. Edhe Mikis Teodorakis, kompozitori i madh grek që po bën 100 vjec, në letrën publikë drejtuar Janullatosit i shkruante “Anastasi i zemrave tona”, theksoi Meta.
Meta: Ja përse ndryshova mendim për Janullatosin në vitin 2000 në Boston
Presidenti Meta pranoi se deri në vitin 2000 kishte një ide tjetër për Janullatosin. “Edhe unë deri në vitin 2000 kam pasur paragjykimet e mia për Janullatosin, por gjatë vizitës në Boston te Kisha ortodokse shqiptare, ku takova At Artur Liolin, pata një bisedë vetëm për vetëm me të vetëm për cështjen e Janullatosit. Ai më dha një ide shumë të mirë: “Mos e gjykoni nga kombësia, por shikoheni si një perosnalitet të besimit. Disa vite me vonë, publikisht At Artur Liolin do të deklaronte se edhe Imzot Noli, po të ishte gjallë do ta priste dhe do ta respektonte Fortlumturinë e Tij”, tha Meta.