Ekonomia

Nënstacioni i ri i Kombinatit, OSHEE nis konsultimet me komunitetin

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), ka nisur fazën e konsultimit me komunitetin që do të jenë përfitues nga ndërtimi i Nëstacionit të ri të Kombinatit.

Takimi u organizua nga njësia e zbatimit të projektit (PIU), me banorë të njësisë nr.6 në Tiranë dhe specialistë të OSHEE-së, me qëllim informimin në lidhje me planin e ndërtimit të nënstacionit 110/20 kV.

Aktualisht, ky projekt ndodhet në fazën e përgatitjes së dokumentacionit dhe do të realizohet me fonde të akorduara me kredi nga Banka Botërore për atë që konsiderohet si “rimëkëmbje e sektorit të energjisë”, ku për OSHEE-në janë vendosur në dispozicion mbi 93 milionë dollarë investime në fusha të ndryshme, ndërsa kompania do ta mbështesë me 10% nga buxheti i saj.

“Nënstacioni i ri i Kombinatit do të përmirësojë situatën dhe do të rrisë ndjeshëm cilësinë e furnizimit me energji elektrike për banorët e zonës, familjet dhe bizneset që operojnë përreth”, tha gjatë prezantimit, Arian Hoxha, koordinatori i zyrës së implementimit të projekteve të Bankës Botërore dhe OSHEE-së.

Sipas tij, projekti i “Rimëkëmbjes së Energjisë”, komponenti i dytë, përfshin gjithashtu investime në sistemin e faturimit, matësat inteligjentë për të realizuar një bilanc të plotë të energjisë, kabina dhe materiale të tjera të nevojshme për përmirësimin e infrastrukturës së shpërndarjes së energjisë.

Ndërtimi i nënstacionit të ri 110/20 kV, që do të sjellë garanci afatgjatë në furnizimin me cilësi të energjisë, pritet të përfundojë në fillim të vitit 2017.

Trualli (sheshi) ku do të ndërtohet ky nënstacion është pronë private dhe ndodhet pranë ish-Fabrikës së Qelqit në Yzberish, me sipërfaqe rreth 4000 metra katrorë. Paketa e studimit përfshin edhe impaktin social e mjedisor, në mënyrë që ndërtimi i nënstacionit mos ndikojë negativisht në ecurinë normale të jetës dhe punës së përditshme të komunitetit në zonën e Kombinatit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button