☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 24 July 2026
S&P 500 7,412 ▲0.05%
DOW 51,947 ▲0.46%
NASDAQ 24,976 ▼0.64%
NAFTA 90.09 ▼2.28%
ARI 4,056 ▲0.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030
₿ CRYPTO
BTC $64,208 ▼ -1.4% ETH $1,864 ▼ -1.19% XRP $1.0908 ▼ -1.85% SOL $73.9300 ▼ -2.89%
S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 90.09 ▼2.28 % ARI 4,056 ▲0.14 % S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 90.09 ▼2.28 % ARI 4,056 ▲0.14 %
EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030
24 Jul 2026
Breaking
Shendeti

Nëse të thonë shpesh “dukesh e lodhur”, problemi mund të mos jetë *vetëm* gjumi

7364e80020751c0e6533ba7cad16aa44 (2).jpg

Nëse të kanë thënë shpesh se dukesh e zbehtë ose se ke rrathë të errët poshtë syve, ndoshta nuk është thjesht lodhje. Në rrjetet sociale po qarkullon gjithnjë e më shumë termi “fytyra me ferritinë“, që përdoret për të përshkruar pamjen e personave me nivele të ulëta të ferritinës, rezervës së hekurit në organizëm.


596e94894ec572c98b1727d66537d14c.jpg

Ferritina konsiderohet një tregues më i saktë i mungesës së hekurit sesa vetë niveli i hekurit në gjak. Ndryshe nga hekuri, i cili mund të ndryshojë nga dita në ditë në varësi të ushqimit apo suplementeve, ferritina tregon rezervat reale të organizmit. Mund ta imagjinoni si një llogari kursimi: nëse ajo është bosh, trupi nuk ka më rezerva për t’u mbështetur.


Një studim i publikuar në vitin 2024 në JAMA Open Network zbuloi se 34% e grave nga 18 deri në 50 vjeç kanë mungesë hekuri, gjendje që shpesh çon në anemi.

Përveç lëkurës së zbehtë dhe rrathëve poshtë syve, mungesa e hekurit mund të shfaqet edhe me simptoma të tjera si lodhje e vazhdueshme, rënie flokësh, marramendje, dhimbje koke, gulçim, rrahje të shpejta të zemrës, vështirësi në përqendrim, madje edhe ankth. Kjo ndodh sepse hekuri është thelbësor për prodhimin e hemoglobinës, e cila transporton oksigjenin në të gjithë trupin.

52d9030587a08f24186bbb2e88de1391.jpg


Gratë janë më të prekura nga mungesa e hekurit, veçanërisht gjatë viteve riprodhuese, për shkak të ciklit menstrual. Gjakderdhjet e bollshme, shtatzënia dhe ndryshimet hormonale gjatë perimenopauzës mund të zbrazin rezervat e hekurit më shpejt sesa organizmi arrin t’i rikuperojë.

Edhe një regjim ushqimor i shëndetshëm nuk është gjithmonë i mjaftueshëm. Përthithja e hekurit mund të pengohet nga disa medikamente, si antacidet, suplementet e kalciumit apo disa trajtime për diabetin dhe humbjen në peshë.

Nëse dyshoni se mund të keni mungesë hekuri, hapi i parë është të bëni analiza gjaku dhe të konsultoheni me mjekun. Nëse diagnoza konfirmohet, zakonisht rekomandohet një dietë e pasur me burime hekuri, si mishi i kuq pa dhjamë, mëlçia, sardelet, spinaqi, brokoli, thjerrëzat dhe tofu, të kombinuara me vitaminë C për të rritur përthithjen. Në disa raste mund të nevojiten edhe suplemente ose trajtim intravenoz.

Ekspertët theksojnë se mungesa e hekurit nuk duhet parë vetëm si një problem laboratorik. Ajo mund të jetë një sinjal se organizmi ka nevojë për më shumë kujdes, më pak stres, një regjim ushqimor më të balancuar dhe pushim të mjaftueshëm. Fundja, asnjë suplement nuk mund të zëvendësojë plotësisht një stil jetese të shëndetshëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.