☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 23 Shtator 2026
S&P 500 7,765 ▼0%
DOW 51,864 ▼0.36%
NASDAQ 27,244 ▲0.45%
NAFTA 90.96 ▲0.49%
ARI 4,341 ▼0.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093 EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093
₿ CRYPTO
BTC $85,536 ▼ -0.35% ETH $2,717 ▼ -1.05% XRP $1.5726 ▲ +1.87% SOL $116.8200 ▼ -0.27%
S&P 500 7,765 ▼0 % DOW 51,864 ▼0.36 % NASDAQ 27,244 ▲0.45 % NAFTA 90.96 ▲0.49 % ARI 4,341 ▼0.82 % S&P 500 7,765 ▼0 % DOW 51,864 ▼0.36 % NASDAQ 27,244 ▲0.45 % NAFTA 90.96 ▲0.49 % ARI 4,341 ▼0.82 %
EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093 EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093
23 Sht 2026
Breaking
Opinion

Nëse Vlora Hyseni del e zonja e vetes!?

Nga Frrok Çupi

Kur po them ‘e zonja e vetes’, një dyfjalësh i ngrirë në gjuhën tonë, kjo nuk ka vetëm kuptimin ‘të mbrojë veten’. Në rastin tonë, sipas ‘rrjedhjes’ së informacionit të SPAK, ajo as trupin dhe pasionet e saj nuk i kishte në zotërim. Në sulmet e dobëta dhe të padrejta, sulmuesi t’ i nxjerr të gjitha sheshit. Ka ndodhur në periudhën e diktaturës kur prokurorët dhe hetuesit synonin gra dhe vajza të bukura.

Kjo është pjesa periferike e arrestimit të shefes së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni. Periferike, por që po mbahet rezervë si ‘ krimi kryesor’ me qëllim që nesër të justifikojë arrestimin nga SPAK.

Do të rrjedhin të gjitha akuzat, siç po ndodh me të burgosurit e tjerë, dhe do t’i mbetet akuza e ‘trupit’. Madje pyetja e parë që i bëri SPAK në nisjen e hetimit është se ‘çfarë lidhjesh ke me Ergyz Agasin”. Mediat janë mbushur sot me frontlinë mbi aferat sentimentale Hyseni-Agasi

Të gjitha të tjerat mund të bien, kjo do të mbahet rezervë.

Mund të bjerë akuza ‘ për zbulimin e të dhënave sekrete’, lehtësisht. Madje duket se ka rënë, qëkurse pyetje e parë bëhet mbi sentimentalizmin.

Akuza ‘ për nxjerrje sekreti, ka humbur rëndesë që pas Luftës së Parë Botërore. Madje kjo është një nga arsyet pse edhe në diktaturën komuniste akuza për sekretin u zvenit aq shumë sa bëhej vetëm pasi autori vritej ose arratisej. Në periudhën post diktaturë, presidenti i vendit akuzoi dy gazetarë dhe i burgosi për nxjerrje sekreti. Por u kthe në akuzë qesharake. SPAK sot është aq qesharak sa presidenti i vitit 1995 kur burgosi gazetarët.

Me akuzën populiste ‘ sekret shtetëror’, SPAK nisi komunikimin mashtrues me shtresa të ulëta që hanë sapunin për djathë.

Kësaj here mund të bjerë SPAK-u, ose Reforma, ose vetë shteti shqiptar. SPAK ka zgjedhur të rrëzojë shtetin e të gjithëve, dhe pse? Për inat pse shteti nuk i vuri magjistratët në lëmin e parave publike dhe tu thoshte:

‘Tani mbushni çanta e mbushni hejbe e mbushni brekë”.

Dhe pastaj edhe për shkak të qëllimit që të zëvendësojnë sundimin e ligjit me sundimin e gjyqtarit. Shqipëria do të futej në kaos të paparë.

Ndryshe magjistratët janë betuar se do të thyejnë çdo tjegull shtëpie. Shtetin, po e po.

SPAK e mori vendimin për arrestimin e Inteligjencies Shtetërore në momentin kur kryeministri i vendit ndodhet në Shtetet e Bashkuara për Javën e OKB. Kjo është tentativë e pastër e një komploti dhe grushti shteti kryer nga SPAK.

Ka të ngjarë që SPAK e ka arrestuar zonjën Vlora Hyseni për arsye se ajo kishte në dorë ‘pisllëqe’, punë krimesh e allishverishesh që ka bërë SPAK-u. Tani e ka neutralizuar në arrest dhe nën hije ‘hamshorësh’. Një histori e tillë ka ndodhur dhe jeton brenda SPAK-ut ku një prokurore e përgjithshme ka futur e mban ‘ shokun’ e vet pa shkollë. Këta bëjnë atë që u vjen në mendje si frikë.

Kur vesi i lig i përfoljes s trupi të tjetrës përhapej edhe në diktaturë, po tani n lirinë demokratike kush do t’ i ndalë magistratët? Vetëm dy vjet më parë mori fund një histori, sa melankolike dhe dramatike shnjerëzore që kishte ndodhur në Tropojë. Mori fund sepse viktima e asaj ngjarjeje tragjike u nda nga jeta. Ishte drejtoreshë e një shkollë atëherë. Ishte e bukur dhe e lavdëruar nga të gjithë. Dy hetues iu vunë. Ajo ik e këta pas saj. I gjetën se kishte bërë ‘ krime’. Asnjë krim nuk kishte kryer. Por e donin për vete. Nuk e bënë dot për vete dhe e burgosën 25 vjet. Derisa fjala ‘ shkoi atje lart’.

Këta mendojnë se edhe Vlora Hyseni nuk është e zonja e vetes. Por mund të dalë ndryshe.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.