🌧️
Tiranë 9°C · Shi i lehtë 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,938 ▲ +1.54% ETH $2,024 ▲ +1.81% XRP $1.3453 ▲ +1.52% SOL $83.3900 ▲ +0.92%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Nga 10 maji nisin fluturimet “low cost” Tiranë-Amsterdam

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati priti sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme, homologun e tij të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Bert Koenders.

Ministrat Bushati dhe Koenders diskutuan mbi ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe dhe mundësitë e forcimit dhe dinamizmit të mëtejshëm të tyre.

Ministri Bushati vlerësoi dedikimin e Holandës për mbarëvajtjen e reformave në vendin tonë dhe interesin e kompanive holandeze për Shqipërinë, çka i kanë renditur investimet holandeze  në vendin e dytë gjatë vitit të kaluar.

Nisja e fluturimeve direkte Tiranë-Amsterdam më datë 10 maj do t’i shërbejë edhe më shumë forcimit të kontakteve mes dy vendeve, duke stimuluar në të njëjtën kohë interesin e kompanive dhe turistëve holandezë për Shqipërinë.

Duke u ndalur tek rëndësia e avancimit të Shqipërisë në procesin e integrimit europian, Ministri Bushati shprehu vendosmërinë e qeverisë shqiptare për progres të mëtejshëm në zbatimin e reformës në drejtësi, në radhë të parë të procesit të Vettingut, si një reformë që do t’i shërbeje para së gjithash qytetarit shqiptar, por dhe si një kusht për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE.

“Dëshiroj të falënderoj kolegun Koenders për qartësinë që ka dhe për rëndësinë që i ka dhënë konsolidimit të projektit europian në këtë kënd të Europës. Ndamë pikëpamjen se ulja në tryezën e bisedimeve për anëtarësim do të bëhet në momentin që do të kemi rezultate konkrete në reformën në drejtësi, siç është zbatimi i plote dhe progresi i mëtejshëm në procesin e Vettingut” theksoi Ministri Bushati.

Duke vlerësuar progresin e bërë dhe përpjekjet e qeverisë shqiptare në përmbushjen e reformave, Ministri Koenders garantoi se Holanda do të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian.

Gjatë konferencës për shtyp Ministri Koenders u shpreh se: “Holanda ka mbështetur dhe do të vijojë të mbështesë dhe më tej Shqipërinë në rrugëtimin e saj, ku dëshiroj të vlerësoj progresin e bërë deri tani në këtë drejtim. Ndryshimet kushtetuese që janë miratuar me unanimitet nga parlamenti shqiptar duhet tashmë të shohin dritën e zbatimit të plotë, pasi edhe qytetarët shqiptarë dëshirojnë zbatimin e reformës në drejtësi”.

Dy ministrat biseduan gjithashtu mbi zhvillimet e fundit dhe sfidat e bashkëpunimit në rajon, si dhe nevojën për një vëmendje të shtuar të BE-së në mënyrë që integrimi në BE të vijojë të jetë një forcë shtytëse për shoqëritë tona drejt një të ardhmeje të begatë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.