☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 22 Shtator 2026
S&P 500 7,765 ▲1.49%
DOW 52,049 ▲0.71%
NASDAQ 27,122 ▲2.26%
NAFTA 90.06 ▼2.5%
ARI 4,354 ▼0.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $86,068 ▲ +1.48% ETH $2,745 ▲ +0.67% XRP $1.5397 ▲ +3.09% SOL $117.2900 ▲ +0.6%
S&P 500 7,765 ▲1.49 % DOW 52,049 ▲0.71 % NASDAQ 27,122 ▲2.26 % NAFTA 90.06 ▼2.5 % ARI 4,354 ▼0.68 % S&P 500 7,765 ▲1.49 % DOW 52,049 ▲0.71 % NASDAQ 27,122 ▲2.26 % NAFTA 90.06 ▼2.5 % ARI 4,354 ▼0.68 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
22 Sht 2026
Breaking
Teknologji

Nga komunikimi i improvizuar në kohë lufte te një “avokat” me AI në SFK 2026

SFK 2026 rikthehet në Prishtinë më 2 dhe 3 tetor me përvoja e tregime që shkojnë nga komunikimi i improvizuar gjatë luftës në Kosovë, te një “avokat” me AI, mikroskopë me licencë të hapur, dizajn gjenerativ dhe gara me dronë.

E organizuar nga FLOSSK që nga viti 2009, Software Freedom Kosova është konferenca më e vjetër e teknologjisë në Kosovë që vazhdon të organizohet edhe sot. Në edicionin e 11-të, SFK sjell njerëz që teknologjinë nuk e shohin vetëm si diçka që përdoret, por si diçka që mund të hapet, kuptohet, ndryshohet dhe ndahet me publikun.

Kur “hacking” nënkuptonte shumë më tepër

Një nga tregimet më të veçanta vjen nga Visar Hoti.

Në Kosovën e viteve ’90, Hoti improvizonte marrës VHF, ndërtonte pajisje radio dhe zhvillonte mjete për kriptimin e komunikimeve.

Këto nuk ishin vetëm eksperimente. Pajisjet dhe zgjidhjet që ndërtonte përdoreshin edhe nga pjesëtarë të UÇK-së për të komunikuar, në rrethana ku një lidhje funksionale dhe e sigurt mund të kishte rëndësi jetike.

Në SFK, Hoti rikthehet te një kohë kur “hacking” nënkuptonte të merrje atë që kishe, ta kuptoje, ta modifikoje dhe ta bëje të funksiononte kur njerëzit kishin nevojë për të.

Çka ndodh kur e ndërton vetë “avokatin” tënd?

Pasi u përfshi në një proces gjyqësor federal, ai ndërtoi një sistem me inteligjencë artificiale për të punuar me dosjen e rastit, për kërkim të informacionit, për hartim të dokumenteve dhe për kontrollim të referencave e argumenteve.

Në SFK ai do të tregojë çfarë ndodh kur AI del nga chatbotët dhe përdoret për një problem real, ku gabimet kanë pasoja reale.

Një mikroskop që mund ta ndërtosh vetë

Dr. Julian Stirling sjell OpenFlexure Microscope, një mikroskop digjital dhe robotik me dizajn dhe kod të hapur, pjesët e të cilit mund të prodhohen edhe me printer 3D.

Ideja është e thjeshtë, pajisjet shkencore nuk duhet vetëm të blihen. Mund edhe të ndërtohen, modifikohen dhe përmirësohen.

Kur dizajni takohet me algoritmet

Patrik Hübner bashkon dizajnin, të dhënat, algoritmet dhe tregimet, duke treguar se teknologjia gjenerative nuk është vetëm çështje për programerët, por po ndryshon edhe mënyrën si krijojmë.

Ndërkohë, Éléonore Daxhelet, nga ekipi që punon me Open Source Observatory të Komisionit Evropian, do të flasë për përdorimin e teknologjive me kod të hapur në administratat publike të Evropës dhe Ballkanit Perëndimor.

Pyetja është relevante edhe për Kosovën: kur paraja publike financon teknologjinë, sa prej asaj teknologjie dhe dijeje duhet të mbetet publike?

Jo vetëm ligjërata

Programi përfshin punëtori me AI, Wikipedia, Software Defined Radio, open hardware dhe siguri kibernetike. Do të ketë edhe Capture The Flag, lockpicking dhe garë FPV me dronë.

Në një cep mund të diskutohet e ardhmja e AI-së, ndërsa pak metra më tutje dikush mund të jetë duke kapur sinjale radio, hapur një dry apo pilotuar një dron përmes syzeve FPV.

Kjo është pak a shumë SFK.

Dhe jo, nuk duhet të jesh “tech guy”

Nëse je programer, ke çka të gjesh. Por edhe nëse je jurist, gazetar, dizajner, artist, arkitekt, mësues apo punon në administratë publike, teknologjia tashmë prek drejtpërdrejt profesionin tënd.

Edhe nëse je thjesht kurioz për botën që po ndryshon rreth nesh, kjo mjafton.

Sepse teknologjia nuk është më një sektor i ndarë nga pjesa tjetër e jetës.

Është pjesë e mënyrës se si punojmë, krijojmë, komunikojmë dhe ndajmë dijen.

SFK 2026 | 2–3 tetor | Salla e Kuqe, Prishtinë

Shiko programin e plotë në sfk.flossk.org dhe bëhu pjesë e SFK 2026.

Regjistrohu per pjesëmarrje: https://www.eventbrite.com/e/software-freedom-koso…

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.