Opinion

Nga ndryshon Oxfordi edhe çdo qytet europian nga Tirana?

Nga Irena Beqiraj

Fotoja tregon se asgjë nuk ka ndryshuar në Oxford që prej vitit 1810 . Asnjë “ritrasformim” në emër të zhvillimit.

Ndërsa në Tiranë prishet teatri, biblioteka, stadiumi, sheshe e lulishte për të ndërtuar rishtazi të reja. Në emër te zhvillimit, në vend të çdo peme kemi një kullë. Por, si për të vërtëtuar hipokrizinë tonë ndaj mjedisit edhe njëri tjetrit, i mbjellim pemët në ballkonet private të kullave.

Çfarë kanë ndërtesat edhe sheshet e shekullit të 18 ne Oxford edhe jo vetëm, që nuk e kanë ndërtesat edhe sheshet e Tiranës?

Asgjë , përveçse faktit se ato zotërohen nga një komb që e vlerson historinë edhe trashëgiminë. Ndërsa ne shqiptarët jemi te gatshëm te përjetojmë historicidin e çoroditur rilindas të cilin e pranojnë në heshtje. Ndaj ndërtesat tona po shëmben e “ritrasformohen” nën peshën e rendë te heshtjes tonë.

Ne heshtim sepse ndoshta jemi rritur në një vend të varfër. Të vjetrën akoma e barazojmë me varfërinë edhe me mungesën e zhvillimit, ndërsa e reja është gjithmonë më e mirë.

Mbase heshtim sepse u edukuam nën moton se “një jetë e re do të lulëzojë gërmadhash” dhe më pas jetuam nën moton kapitaliste të shkatërrimit krijues “ku një funksionalitet i ri rijohet mbi shkatërrimin”.

Ne heshtim ndoshta se koncepti ynë mbi modernen dhe të bukurën është kaotik. Ndaj çdo gjë që na ofrohet si moderne edhe e bukur e markuar me emra të medhënj , na bën te harrojmë se e bukura edhe modernia janë koncepte relative.

Ndoshta heshtim sepse jemi te pa çliruar nga konflikti antagonist midis të tashmes edhe të shkuarës. Çdo ditë ushqejmë besimin e gabuar se e vjetra nuk mund të bashkëjetojë me të renë , ndryshe nga ne Oxford ku në godinat e shekullit te 18 gëlon jeta moderne e fillimshekullit të 21-të.

Asgjë ndryshe nuk kanë godinat tona të vjetra. Ndryshimi eshtë se anglezët, Italianët, holandezët, belgët, e kanë kuptuar se sa do i nevojshëm të jetë përmirësimi i standardeve, shoqëria ka nevojë për stabilitet dhe vazhdimësi.

Në themelet e të dyjave qëndron trashëgimia edhe historia.Qytetërim dhe zhvillim nuk do të thotë vetëm të krijosh të ardhmen, por më së shumti do të thotë të ruash, të mbrosh, të vlerësosh të kaluarën, çfarëdo që të ketë përfaqësuar ajo. Ndaj ato i ruajnë edhe i restaurojnë ndërtesat e tyre historike.

Ndërsa ne vazhdojmë të pranojmë të varrosim ndërtesat tona historike, teatrin, stadiumim biblotekën të cilat nuk “ jane dinjitoze” për Tiranën e shekullit të 21-të. Por bashkë me këto godina “të ndërtuara keq”, ne varrosim një pjesë të historisë së qytetërimit tonë.

Ne kemi refuzuar të kuptojmë se teatri, muzeu, biblioteka, shtëpitë e vjetra, janë të paçmueshme jo për shkak të bukurive estetike, por sepse vetëm me anë të tyre mund të transmetojë tek e bijtë tanë vlerat, idetë, rrëfimet që na bëjnë këto që jemi sot.

Ndaj nuk do kthehesha përmbys në varr kur në vijimësi të kësaj sjelljeje, në mungesë të modelit sesi e vjetra mund të bashkëjetojë me të renë, për ta berë edhe me jetë gjatë atë, bijtë tane si ne etërit e tyre, në emër të më të transformimit, zhvillimit , të bukurës dhe më modernes, pas 50 vitesh, po kaq lehtësisht të prishin këtë që ne po ndërtojmë sot!

Sa keq!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button