🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,527 ▼ -0.93% ETH $2,046 ▼ -2.42% XRP $1.3136 ▼ -0.82% SOL $79.0300 ▼ -0.2%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Nga Orikumi në Dukat, rruga e re 15 kilometra, por kushton 50,5 mln euro

Përfundimisht edhe rruga nga Porti i Jahteve në Orikum deri tek Ura e Shën Elizës në Dukat do të ndërtohet me koncesion. Ajo është e gjatë vetëm 15 kilometra dhe kosto e ndërtimit do të jetë 50,5 milionë euro, ose rreth 3,36 milionë euro për një kilometër. Vendimi u mor nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës, pas tenderit të zhvilluar pak kohë më parë dhe kur së fundi u shpall fituese kompania Gjikuria.

Megjithëse ishte një ofertë e pakërkuar, qeveria vendosi që këtë rrugë ta ndërtojë brenda paketës së “1 mld euro”, ku përfshihen edhe vepra të tjera.

Mësohet se në shumën prej 50,5 mln eurosh do të përfshihet edhe mirëmbajtja e rrugës, e cila e do të ketë gjerësi 7 metra, me dy korsi. Së bashku me bankinën, gjerësia e seksionit të rrugës arrin në 10 metra.

Megjithatë, kjo rrugë nuk do të përfshihet në asnjë nga kategoritë kryesore të rrugës (do të jetë kategoria C2) praktikisht si një rrugë fshati. Por Ministria e Infrastrukturës pretendon se shpejtësia e lëvizjes në të është projektuar mes 60-80 kilometra në orë.

Kosto e ndërtimit prej rreth 3.36 milionë euro për kilometër është shumë herë më e lartë se praktikat e mëparshme në Shqipëri, për të ndërtuar një rrugë të C2.

Në vitin 2009, qeveria shqiptare ka ndërtuar 35 kilometër rrugë të tipit C2, të cilat, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, kanë kushtuar 664 mijë euro për kilometër. Madje, rruga që lidh fshatrat e Vlorës dhe nuk është pjesë e planeve strategjike të transportit të Shqipërisë, po kushton më shtrenjtë se autostradat që qeveritë e mëparshme kanë ndërtuar dekadën e kaluar, të cilat kishin një kosto mesatare rreth 1 mln euro për kilometër.

Kontrata koncesionare për ndërtimin e kësaj rruge do të jetë e ngjashme me disa vepra të tjera. Për tre vitet e para, kompania Gjikuria do të shpenzojë 25% nga fondet e saj për ndërtimin e rrugës dhe më pas fillon shlyerja.

Nëse mbahen parasysh parametrat e projektuar të rrugës llogaritet që e gjithë rruga e gjatë vetëm 15 kilometra dhe e gjerë 10 metra dhe që vlera e investimit është 50,5 mln euro, atëherë llogaritet që vetëm 1 metër katror i kësaj rruge të kushtojë 336 euro, të cilat do të paguhen nga buxheti për 13 vitet e kontratës, aq sa zgjat koncesioni.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.