Ekonomia

Nga Tirana në Zhabjak e Kaloshin të Malit të Zi

Nga Ded KOLA

mali i zi 4Turizmi përbën një përparësi apsolute për ekonominë e Malit të Zi. Nuk është tërheqës vetëm bregdeti por edhe turizmi dimëror që e ka bërë Malin e Zi me rreth 600 mijë banorë të jetë në krye të vëndeve në listën botërore për tu vizituar. Për turizmin në Mal të Zi, nuk ka stinë, verë dhe dimër; turizmi është gjithë vjetor. Turi i gazetarëve nga Tirana-organizuar në mesin e muajit mars 2015, (13-15 mars) nën kujdesin e Organizatës Turistike  Kombëtare të Malit të Zi kishte për qëllim promovimin e tij, jo vetëm prekjen por dhe përjetimin e ndjesive që krijon, nëpërmjet qëndrimit në Zhabjak e Kaloshin.  Program i ngjeshur, dy ditor, i përpiktë deri në detaje, me një përkujdesje absolute të bind në faktin se Mali i Zi mban çdo vit rreth 3 herë më shumë turistë se popullsia e vet.  Psh gjatë vitit 2014, Mali i Zi ka menaxhuar 1 milionë e 517 mijë turistë të huaj. Midis tyre janë shumë edhe nga Shqipëria, numri i të cilëve është rritur nga viti në vit. Gjatë vitit 2014, ishin nga Shqipëria në Malin e Zi gjithsejt 30.129 turistë, me një rritje 16% në krahasim me vitin 2013, të cilë kanë realizuar gjithsejt 111.120 fjetje ose 6.6 përqind më shumë se në vitin 2013.

Në Podgoricë, na pritën Nina Vukcevic, përfaqësuese e Organizatës Turistike Kombëtare e Malin të Zi dhe Agron Camaj, përkthyesi ynë gjatë këtij turi dimëror. Në darkë arritëm në qëndrën e Zhabjakut, zonë turistike në veri të Malit të Zi. Na priti Bora Nikoliq, Drejtor i Organzatës Turistike në Zhabjak. Një koktej mireseardhje dhe më pas akomodim i gazetarëve nga Tirana në Hotel “Polar Star”, me katër yje. Vetëm 5 orë nga Tirana mjaftonin për të arritur atje. Bardhësia e dëborës me 1.5-2 metra trashësi shtrihej tej e përtej.

Bjeshkët e Durmitovit, Park Kombëtar,35 vjet nën mbrojtje të UNESKO-s

mali i zi 6Bora Nikoliq, na thotë se “Bjeshkët e Zhabjakut janë nga më të lartat në Gadishullin Ballkanik. Këtu janë dhe dy qendra skish: Javorovača” dhe “Savin Kuk”. Vitet e fundit vijnë skifinj ekstrem, për pista që nuk janë të shënuara. Pjesë e zonës turistike të Zhabjakut është edhe liqeni, të cilin nuk mund ta shihnim sepse ishte i ngrirë dhe sipër i mbuluar nga dëbora. Por janë edhe 5 kanione me bukuri të radhë. Njëri  prej kanioneve është i dyti në bote, pas Kolorados. Ka 5 agjensi që punojnë në raftin”. Zhabjaku është i përshtatshëm për adhuruesit e alpinizmit. Ata vijnë nga Europa Perëndimore si anglia, franca, belgjika, etj. dhe ka pak vende në botë që nuk kanë patur turistë këtu. Kanë ardhur edhe nga brazili dhe australia.   Zhabjaku është pjesë e bjeshkëve të Durmitorit të cilat janë  Park Kombetar dhe mbrohen nga UNECKO. Në vitin 1952 u shpallën Park Kombëtar dhe në 1981 hynë në listen e UNECKO-s.

Qëndrat e skive:  “Javorovača” dhe “Savin Kuk”

Turizmi dimëror nuk mund të kuptohet në Mal të Zi pa pistat e skive. Ato janë popullore ku bëjnë ski edhe fëmijët nën kujdesin e prindërve por edhe pistat për profesionistë apo me rrezik të lartë, ku adrenalina arrin kulmin. Janë qëndra skish të ngritura dekada më parë. Zona e Zhabjakut ka dy të tilla:  “Javorovača” dhe “Savin Kuk”.

Vuk Popovic, pronar i Qendrës së Skive në “Javorovača” na thotë se: “Qendra e Skive në Javorovaca është nga më të vjetrat në Malin e Zi. Teleferiku i parë është instaluar në vitin 1974. Vitet e fundit kemi shumë turistë. Eshtë e njohur si qendra e skive familjare. Zhabjaku është i njohur për sasinë e dëborës. Zhabjaku është afër me qytet shqiptare, pastaj çmimet nuk jane të larta prandaj edhe ardhjet e pushuesve nga qytet shqiptare janë shtuar. Për të rriturit cmimi biletës është 8 euro kurse për femijët janë 6 euro. Gjatë sezonit rreth 250 persona në ditë presin bileta për të bërë ski në dëborë”.

Kurse Millosh Popoviç, drejtor i Qendrën së Skive “Savin Kuk”, një djalë i ri i diplomuar për ekonomi në Londër, thotë se: “Pista e Skive “Savin Kukështë 800 metra e lartë dhe dhe 3.5 km e gjatë dhe 2330 metra mbi nivelin e detit. Eshtë pronë shtetërore. Bileta ditore për ngjitje me teleferik dhe ski është 10 euro për të rriturit dhe 8 euro për femijet. Kurse tarifat për paketa disa ditore janë më të ulta se ato ditore. Bjeshka e Donitanit është nga më të lartat në Malin e Zi. Në këtë pistë ka kushte per sporte ekstreme si: si rafting, biking, hiking etj. Disponojmë edhe pista për fillestarët por edhe për ata që kanë një nivel mesatar në perdorimin e skive.  Kapaciteti është 3800 skiatorë në ditë. Gjate janarit të ketij viti kishim 3500 në ditë, kurse në shkurt rreth 3000. Me vizitorët nga shqipëria jemi të kënaqur”. Pista ka qënë private dhe në vitin 2013 është bërë shteterore. Do të kërkohet një investitor strategjik, por pasi qeveria të zgjidhë disa problem si psh pronësia.

Nuk ka kuptim të jesh në Zhabjak e të mos bësh një udhëtim me motorra dëbore. Edhe ky ishte programuar për ne. “Ka turistë të apasionuar për të lëvizur me motorra në dëborë. Ata vijnë nga anglia, franca, izraeli, shqipëria. Në vendet e Europës perëndimore vozitja me motorra në deborë është e ndaluar, përveçse në vendet skandinave. Në Mal të Zi është e lejuar. Luginat e buta, të shumta dhe me shtrirje të gjërë e bëjnë zonën e Zhabjakut më të preferuar se vendet Skandinave, ku natyra është e ashpër dhe malet janë të larta me relievë të fortë. Çdo vit numri i turistëve është rritur. Jemi të kënaqur këtë vit, madje kemi pronotime edhe për vitin që vjen”, thotë Andrea Damjanovic, përgjegjës i kompanisë së motorrave në deborë për tërë zonën.

Zhabjaku me 3.500 banorë prêt çdo vit deri 100 mijë turistë

mali i zi 7Bora Nikoliq: Drejtor i Organzatës Turistike në Zhabjak, na thotë se: “Qendra turistike  dimërore por edhe verore në Zhabjak të Malit të Zi pret çdo vit 85 deri në 100 mijë turistë ose fjetje ku rreth 30 mijë fjetje janë gjatë sezonit dimëror dhe 70 mijë fjetje gjatë sezonit veror. Qendra turistike në Zhabjak ka 14 hotele, ku 13 jane privat dhe 1 është shtetëror. Katër hotele jane me 5 yje, gjashtë hotele me 4 yje dhe pjesa tjetër me 3 yje. Perveç hoteleve janë në dispozicion të pushuesve edhe  450 krevate në banesat private ose në turizmin familjar”.  “Në 10 vitet e fundit në Zhabjak janë ndërtuar rreth 1000 banesa. Vetë qendra e komunës Zhabjak ka 3.500 banorë dhe e tërë komuna shkon jo më shumë se 4 mijë e 500 banorë.  Me turizëm mirren 80% e banorëve, kurse 20% i dedikohen blegtorisë dhe bujqësisë, produktet e të cilës i thith aktiviteti turistik. Fabrika me e afërt është 18 km larg në vijë ajrore, çka është premisë për ajër të pastër në Zhabjak edhe në verën e nxehtë. Shtoj kësaj pyjet me pisha të pa paprekura dhe të rregullta si në një fidanishme. Jetëgjatësia e banorëve është rreth të 80 tave. Në fillim të tranzicionit kishte të rinj që u larguan, por tani ata po kthehen. Të ardhurat familjare janë të kënaqëshme. Ka shumë shtëpi prej druri jo vetem në qendër por edhe nëpër lugina, në pllaja e livalle. Ato prodhohen në Mal të Zi. 85% e diteve të vitit jane me diell”, thotë Bora Nikoliq, Drejtor i Organzatës Turistike në Zhabjak.

Nikoliç është i apasionuar pas turizmit dhe ka një jetë që mirret me këtë aktivitet. “Kam 38 vjet që mirrem me turizmin dhe 5 vitet e fundit në  Organzatën Turistike në komunën Zhabjak. Ai vetë është nga Nikshiqi, ku ka qënë një nga fabrikat me të mëdha për industrinë e hekurit dhe çelikut në kohën e ish jugosllavisë por tashmë nuk e ka  më shkëlqimin e asaj kohe.

Kolashini me pozitë të favorshme gjeografike

Nga Zhabjaku, pasi bëmë 2 orë udhëtim zbritëm në Kaloshin, qëndër tjetër turistike dimërore edhe kjo e frekuentuar nga vizitorët shqiptarë, kryesisht nga Tirana. Boban Shçepanoviç, drejtor i qendër së skive “Kolashin 1450” na thotë se: “Qendra e skive “Kolashin 1450” është 1450 metra mbi nivelin e detit dhe 15 minuta nga qyteti Kolashin. Mysafirët nga shqipëria janë të konsiderueshëm dhe konstant në Kolashin, sepse ka pozitë të favorshme gjeografike, jo larg kufirit shqiptarë. Kemi kapacitete të gjëra për skiatorët në qëndrën tonë të skive. Kemi 2 teleferike: 6 vëndësh dhe dy vëndesh, por edhe dy ankorë. Teleferiku me 6 vende është i vetmi në Mal të Zi. Ka gjithsejt 16.5 km ski pista. Guzhina është tradicionale por edhe ndërkombëtare. Kemi 15 motorrë për të rritur me të cilet mund të vizitohen fshatrat, malet, luginat, bjeshke, por janë dhe 10 motorrë për fëmijë. Nga Shqipëria vijnë me shumë të organizuar në grupe. Kurse për qendrën e skive vijne si individë. Sezoni i skive mbi dëborë, ku lartësia arrin nga 1.5 deri në 2 metra zgjat deri 120 ditë dhe ky sezon mendohet të shkoje deri në mesin e muajin prill. Pistat përgatiten në periudhën e verës në mënyrë që në to të bëhet ski edhe kur shtrera e dëborës është minimale. Ne disponojmë gjithashtu edhe sistemin për hedhjen e dëborës artificiale në pista, ku në pëmundësi të borës së mjaftueshme, siguron sezonin e skive nga mesi i  dhjetorit deri në mesin e muajit prill”, thotë Boban Shçepanoviç, drejtor i qendër së skive “Kolashin 1450”.

2.5 miliardë euro investime të kontraktuara në turizëm

Sipas raportit të Këshillit Botëror për turizmin dhe udhëtime, që analizon trendën e rritjes në 184 vënde të botës në të cilat turizmi është degë strategjike, për vitin 2014 Mali i Zi e ka mbajtur vëndin e parë sipas parashikimit të shpejtësisë së zhvillimit dhe zënë vëndin e përë sipas shkallës së rritjes së pritur për periudhën e ardhshme dhjetëvjeçare. Zhvillimi i turizmit është fokusuar tek tërtheqja e investimeve të huaja me qëllim sigurimin e zhvillimit afatgjatë të turizmit, duke shfrytëzuar avantazhet atraktive të bregdetit malazes. Shuma e planifikuar e investimeve të kontraktuara në fushën e turizmit në këtë moment është afro 2.5 miliardë euro, duke e pozicionuar Malin e Zi si vëndin e parë për investimet në këtë fushë. Disa nga investimet më të mëdha janë Porto Montenegro, Lushtiuca bay Resort, Portonovi, Plavi Horizont, etj.  Në përputhje me  Raportin e Këshillit  Botëror për turizmin dhe udhëtime, parashikohet rritja mesatare prej 8.7% në vit gjatë dhjete viteve të ardhshme (549,6 milionë euro në vitin 2024 ose 52.3% e investimeve totale). Në raport me vitin 2013, gjatë vitit 2014 është realizuar rritja prej 1.7% ose 1.517.376 turistë dhe 1.51% rritje për fjetje të realizuara.

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button