🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,724 ▲ +0.52% ETH $2,157 ▲ +0.89% XRP $1.4446 ▼ -0.13% SOL $90.1000 ▲ +1.11%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Nga transporti te buka: si po përhapet efekti ‘domino’ i krizës së naftës

Rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare pas shpërthimit të konfliktit në Lindjen e Mesme po shton rrezikun e një vale të re inflacioni të importuar edhe në Shqipëri. Ekspertët paralajmërojnë se ekonomia shqiptare mbetet veçanërisht e ekspozuar, për shkak të deficitit të lartë tregtar, varësisë së madhe nga importet ushqimore dhe dobësive të prodhimit vendas. Ata rekomandojnë masa me ndërhyrje fiskale, përfshirë ulje të përkohshme të taksave.

Në rreth 12 ditët e para të konfliktit në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës në tregun me pakicë në Shqipëri është rritur me 10 deri në 13% krahasuar me periudhën para nisjes së luftës.

Nga 175 lekë për litër, çmimi ka arritur në rreth 193 lekë për litër, ndërsa për disa ditë është tregtuar edhe afër 200 lekë për litër.

Nëse çmimet në tregjet ndërkombëtare, si bursa e Londrës, do të arrijnë në rreth 150 USD për fuçi, për shkak të përshkallëzimit të konfliktit dhe bllokimit të mundshëm të ngushticës së Hormuzit, çmimi në tregun vendas mund të shkojë deri në rreth 260 lekë për litër. Kjo do të përfaqësonte një rritje prej afërsisht 49% krahasuar me periudhën para krizës.

Rritja e çmimit të karburanteve dhe kostove të transportit pritet të ndikojë edhe në shtrenjtimin e produkteve ushqimore. Në tregjet ndërkombëtare është vërejtur tashmë rritje e çmimeve për disa produkte bazë, si vaji i lulediellit dhe materialet plastike për paketim, të ndikuara nga kostot më të larta të transportit dhe pasiguritë në furnizim.

Kompanitë që operojnë në tregun vendas aktualisht po mbështeten në rezervat ekzistuese, të cilat zakonisht mbulojnë furnizimin për një periudhë nga një deri në dy muaj. Për këtë arsye, nuk pritet një rritje e menjëhershme e çmimeve në tregun e brendshëm, por efektet mund të shfaqen gradualisht në javët ose muajt në vijim.

Ndikimi i rritjes së çmimeve ndërkombëtare pritet të transmetohet në ekonominë shqiptare për shkak të varësisë së lartë nga importet ushqimore. Kjo situatë mund të ndikojë si në rritjen e kostove të konsumit, ashtu edhe në rritjen e kostove të prodhimit.

Të dhënat tregojnë se gjatë vitit 2025, Shqipëria ka importuar rreth 1.3 milionë tonë ushqime, me një rritje prej 4.3% krahasuar me vitin 2024.

Pjesa më e madhe e importeve i përket grupit të drithërave me 374.8 mijë tonë, e ndjekur nga frutat dhe arrat me 69.4 mijë tonë, si dhe zarzavatet me të njëjtën sasi, të gjitha me rritje të ndjeshme krahasuar me një vit më parë.

Nga ana tjetër, eksportet e ushqimeve kanë arritur në 504.6 mijë tonë në vitin 2025, me një rritje prej 7% krahasuar me vitin 2024. Megjithatë, vendi vijon të ketë një deficit të lartë tregtar në sektorin ushqimor, pasi importet tejkalojnë ndjeshëm eksportet.

Zhvillimet në tregun energjetik dhe ndikimi i tyre në ekonomi pritet të varen nga kohëzgjatja e konfliktit dhe luhatjet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Çmimet e naftës kanë shfaqur luhatje të forta në periudhën e fundit, duke reflektuar pasiguritë në tregje.

Rritja e çmimeve të energjisë dhe karburanteve ka efekt zinxhir në ekonomi, duke ndikuar në sektorë të ndryshëm dhe duke ushtruar presion mbi inflacionin.

Në raste të zgjatura krize, kjo situatë mund të ndikojë negativisht në rritjen ekonomike dhe stabilitetin e përgjithshëm ekonomik./Marrë nga Monitor

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.