Kronika

Ngjarja që për pak përfundoi në tragjedi! Nga dashuria e mjekut grek me shqiptaren 13 vite më parë, kalvari i gjyqeve dhe tentativa për vrasje

Një mjek nga Athina dhe një shqiptare janë protagonistët e një ngjarje të rëndë ndodhur ditën e djeshme në Greqi. Tashmë i plagosuri ndodhet në spital duke u rikuperuar, ndërsa shqiptarja është arrestuar.
Jorgos Neos, okulist i njohur në Greqi, ra në dashuri 13 vite më parë në Klodiana Çelon, e cila asokohe ka punuar si pastruese në klinikën e tij. Pas njohjes së tyre ata sollën në jetë një vajzë, e cila sot është 13 vjeç dhe ishte dëshmitare okulare e ngjarjes së djeshme, që për pak sa nuk përfundoi në tragjedi. Nga ana tjetër mjeku grek është i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

Ai nuk e kishte imagjinuar kurrë se kjo lidhje jashtëmartesore për pak do t’i kushtonte jetën.

Mediat fqinje shkruajnë se 13 vite më parë, kur mjeku mësoi se gruaja me të cilën ai kishte një lidhje të paligjshme kishte mbetur shtatzënë, pranoi të njihte fëmijën, por ia kishte bërë të qartë shqiptares Klodiana Çelo se në asnjë mënyrë nuk do të divorcohej nga bashkëshortja e tij.

Të njëjtat burime për mediat greke informojnë se pas lindjes së fëmijës Klodiana Çelo ka shantazhuar okulistin teksa ishte i martuar, në mënyrë që t’i merrte para. Si rezultat, okulisti e kishte hedhur në gjyq dhe për këtë shqiptarja ishte dënuar me një vendim të parevokueshëm nga Gjykata e Lartë për zhvatje. Më pas 68-vjeçari kishte marrë kujdestarinë e fëmijës dhe e bëri pjesë të familjes së tij, ndërsa vajza u rrit nga bashkëshortja e tij angleze.

“Nga ana tjetër, Klodiana Çelo besonte se qëllimi i mjekut ishte të merrte fëmijën e saj dhe ta lëndonte. Ajo, teksa shikonte fëmijën e saj të rritej me të atin dhe gruan e tij angleze, larg përqafimit të saj, filloi të xhelozonte.

Që atëherë, një mori çështjesh gjyqësore kanë nisur me okulistin, të cilit iu desh të përballej me padi të përsëritura nga ish e dashura e tij, të cilat megjithatë nuk u mbështetën ligjërisht dhe gjykata e shpalli të pafajshëm mjekun”, shkruajnë mediat greke.

Sipas informacioneve, shqiptarja e arrestuar nga policia ka qenë duke studiuar planin e sulmit për një kohë të gjatë, pasi sipas fqinjëve të mjekut ata e kishin parë të endej nëpër lagje. Po ashtu pak kohë më parë ajo ishte grindur edhe me gruan angleze të okulistit.

Ajo vinte nga Cefalonia dhe filloi të vëzhgonte lëvizjet e mjekut pa u vënë re fillimisht, pasi si okulist prej vitesh kishte marrë masa paraprake që e ndalonin afrimin e saj në një distancë prej 100 metrash.

Klodiana Çelo, e cila u prezantua para njerëzve që e njihnin për herë të parë, herë si artiste, herë si e afërme e familjes Pavlidis, të fabrikës së njohur të çokollatës dhe herë si trashëgimtare e një pasurie prej të paktën 3 miliardë euro, që pretendonte se i kishte në Shqipëri.

Po ashtu shqiptarja telefononte gazetarët dhe mediat duke u përpjekur t’i bindte ata se ishte viktimë e mjekut për të bërë publike historinë e saj. Mirëpo, një person nga mjedisi i saj familjar pohon se kjo grua ka pasur sjellje të dhunshme ndaj fëmijës së saj, ndërkohë që po përballej edhe me shumë probleme psikologjike të cilat ajo vetë nuk i ka pranuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button