Kronika

Ngriti nga burgu perandorinë e kokainës, korruptoi zyrtarët

Shumë mafie evropiane synojnë të përfitojnë nga rasti duke kontrolluar zinxhirin e furnizimit. Disa kanë krijuar reputacion si për besueshmëri ashtu edhe për dhunë ekstreme, ato nga vende ballkanike, si Shqipëria, Kroacia e Bosnja.

Në vitet ‘90 dhe 2000, Ballkani kaloi vite lufte e konflikte, dhe shkatërrimi i ekonomive shtyu shumë drejt krimit. Mafiet ballkanike e njohin dhunën dhe tolerancën për dhunë nga luftërat ballkanike që kanë përjetuar. Ata kanë akses tek armët, kanë aftësi gjuhësore. Grupet kriminale nga Ballkani Perëndimor kanë treguar se dinë ta marrin në sy rrezikun.

“Ata kanë zhvilluar aftësi që i kanë ndihmuar të kalojnë nga heroina, kultivimi i kanabisit, trafikimi i njerëzve dhe kontrabanda e duhanit te biznese më fitimprurëse, siç është trafiku i kokainës”.

Trafikuesit nga Ballkani së bashku me mafiat e tjera europiane kanë pasur sukses në zgjerimin e rrugëve të trafikut midis Amerikës së Jugut dhe Evropës.

Më parë kokaina udhëtonte kryesisht nga Kolumbia dhe hynte në Evropë përmes porteve jugore.

Grupet e mafies ballkanike notuan kundër rrymës dhe si një shumëkombëshe me degët e saj kanë krijuar lidhje kudo në Amerikën Latine, përfshirë vende të reja eksportuese si Ekuadori, si dhe kanë përdorur rrugë të reja përmes porteve të Europës veriore.

Këto federata të sofistikuara kriminale transnacionale i kanë rritur fitimet përmes marrjes së kontrollit të dërgesave nga Amerika Latine në Evropë.

Me fjalë të tjera, tani ata kontrollojnë të gjithë zinxhirin e furnizimit. Fitimi kryesor në industrinë e kokainës nuk vjen nga shitja në rrugë, as nga prodhimi, por nga transporti.

Fitimet nga prodhimi kanë rreth 150%, nga shitja në rrugë shkon 300%, fitimet nga transporti, në varësi të destinacionit në Europë, është 1500%.

Ndryshe nga bizneset normale, trafikuesit e kokainës mund të përdorin dhunë ekstreme për të siguruar dorëzimin e mallit, si dhe korrupsionin, siç shihet nga rasti i bosit shqiptar të drogës Dritan Rexhepi.

“Dritan Rexhepi është pa asnjë diskutim modeli i suksesshëm i kriminelëve ballkanikë emisarë kokaine në Amerikën Latine. Besohet se Rexhepi arriti në Ekuador më 2011, pasi u arratis nga burgu në Belgjikë.

Dritan Rexhepi u burgos në Ekuador më 2014, por kjo nuk e pengoi të drejtonte një perandori tepër fitimprurëse kokaine. Fitime e mëdha i jepnin mundësi të blinte zyrtarët jo vetëm në Amerikën Latine por edhe në vendet e pasura evropiane”.

Gazetari Artan Hoxha e ka intervistuar Rexhepin:

“Dërgimi në Anversë iu kushtojnë organizatave 20-24% të dërgesave. Nëse dërgojnë 100 kilogramë nga Ekuadori, duhet të paguajnë ryshfete 20-24 kilogramë të produktit ose ekuivalentin në pará”.

Fitimet e mëdha iu lejojnë trafikuesve të rrisin buxhetin që kanë për korrupsion. Lloji i korrupsionit që tradicionalisht shihet në vendet e varfra po bëhet përherë e më i zakonshëm në Evropë.

Nëse trafikon kokainë dhe siguron këtë nivele kaq të mëdha fitmesh, atëherë (ryshfetet) hyjnë thjesht te kostot e shitjeve.

Ka pasur shpresa në vendet e Ballkanit Perëndimor që me mundësinë e hyrjes në Bashkimin Evropian ato vende do të bëheshin më tepër si BE. Ajo që shohim tani është që disa vende të Bashkimit Evropian po nisin të duken më tepër si Ballkani Perëndimor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button