roze
Nicole Scherzinger i mungon Parisi apo…
Nicole Scherzinger ka postuar disa foto në profilin e saj në “Instagram”, duke treguar se është shumë e përmalluar.
Në një prej fotografive këngëtarja 36-vjeçare shihet teksa pozon në një ballkon, ku mbrapa dallohet “Kulla Eiffel” dhe bashkangjitur fotos ajo ka shkruar: Më mungon.
Nuk është e qartë nëse Nicole i është referuar vendit apo ish të dashurit të saj Lewis Hamilton, me të cilin ka kaluar disa kohë në kryeqytetin francez.
Së fundmi këngëtarja ka treguar se ajo po kalon një periudhë të keqe pas ndarjes me Lewis në muajin shkurt.