☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.96 ▲2.33%
ARI 4,493 ▼0.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,757 ▲ +0.25% ETH $2,015 ▲ +0.55% XRP $1.3426 ▲ +0.52% SOL $82.7700 ▲ +0.29%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.96 ▲2.33 % ARI 4,493 ▼0.7 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.96 ▲2.33 % ARI 4,493 ▼0.7 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Bota

Nigeri, lirohen 230 femra të tjera nga duart e Boko Haram

Të paktën 234 gra dhe vajza të mitura janë shpëtuar nga kontrolli i militantëve të Boko Haram në Nigeri, ka njoftuar ushtria lokale.

Autoritetet njoftuan se operacioni u krye në zonën e gjerë pyjore të Sambisës, një bastion i militantëve në veri-lindje të vendit.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse mes femrave të liruara ishin edhe ato nga 200 vajza të rrëmbyera nga një shkollë në lokalitetin Çibok, në prill të vitit 2014.

Rreth 300 gra dhe fëmijë u liruan nga ushtria më herët gjatë javës. Përmes një postimi në Twitter, ushtria njoftoi: “Një tjetër grup prej 234 gra e fëmijë u shpëtuan në pyjet e Sambisës, ditën e premte”.

Nga mediat ndërkombëtare mësohet se pengjet e liruara tashmë po kontrollohen për të përcaktuar identitetin e tyre.

Më herët, ushtria deklaroi se kishte shkatërruar 13 kampe që u përkisnin ekstremistëve islamikë në Sambisa.

Mijëra persona janë vrarë në veri të Nigersisë, qëkur Boko Haram nisi rebelimin e tij në vitin 2009 për të krijuar një shtet islamik.

Në shkurt, ushtria nigeriane, e ndihmuar nga trupat e vendeve fqinje, ndërmori një ofensivë masive kundër militantëve. Ajo ka rimarrë nën kontroll shumicën e territorit që Boko Haram kishte marrë vitin e kaluar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.