Nikola Jankulovski zgjidhet kryetar i Dhomës së Mjekëve, zëvendës i tij Idriz Orana
Profesori dhe ish-rektori i Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" do ta drejtojë organizatën profesionale të mjekëve, me fokus te të drejtat e mjekëve, transparenca dhe digjitalizimi
Në seancën e sotme të Kuvendit të Dhomës së Mjekëve, prof. dr. Nikola Jankulovski u zgjodh kryetar i ri i Dhomës, ndërsa dr. Idriz Orana u zgjodh zëvendëskryetar, siç njofton Fokus. Dhoma është organizata profesionale e të gjithë mjekëve në vend.
U zgjodhën edhe tre nënkryetarë: dr. Biljana Petkovska Ognjanova për shëndetësinë primare, dr. Lençe Neloska për shëndetësinë sekondare dhe dr. Risto Todorov për shëndetësinë terciare.
Sipas njoftimit të Dhomës, me zgjedhjen e Jankulovskit Dhoma fiton një drejtues me përvojë të gjatë akademike, menaxheriale dhe klinike.
Jankulovski deklaroi se është nder dhe përgjegjësi e madhe të jesh në krye të Dhomës dhe se fokusi i tij do të jetë mbrojtja dhe avancimi i të drejtave dhe statusit të të gjithë mjekëve, rritja e transparencës, digjitalizimi i proceseve, përfshirja aktive e Dhomës në ligjet e shëndetësisë dhe kushte më të mira pune për mjekët e trajtim për pacientët.
Jankulovski është subspecialist i kirurgjisë abdominale, profesor i rregullt shumëvjeçar në Katedrën e Kirurgjisë të Fakultetit të Mjekësisë në Shkup, drejtor i Klinikës Universitare për Kirurgji Digjestive, dy mandate dekan i Fakultetit të Mjekësisë dhe dy mandate rektor i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.