Qeveritare

Nikolla: Reforma në universitete, një aleancë e re student-pedagog

Konferenca-arsimore-2Foto-Flor-Abazaj-523x350Ministria e Arsimit në kuadër të Reformës së Arsimit të Lartë dhe Kërkimin Shkencorë, ka prezantuar të hënën raportin përfundimtarë të kësaj reforme, si një domosdoshmëri për pavarësinë dhe cilësinë universitare, si për t’i ardhur në ndihmë studentit dhe familjeve shqiptare në lehtësimin e tarifave për familjet në nevojë.

Në takim merrnin pjesë, Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla, Kryeministri Edi Rama, përfaqësues të universiteteve publike dhe jo publike, si dhe grupe e interesuar.

Ministrja Lindita Nikolla, duke folur për reformën në Arsimin e Lartë dhe Kërkimit Shkencorë tha se “ kam ndjekur me shumë interes proçesin e reformës, kam ndjekur vërejtjet dhe propozimet që janë bërë për reformën e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencorë, si dhe struktura të organizuara dhe të mirëorganizuara të këtij debati që ishin dhe kyçi i suksesit.”

Sigurisht, grupi i punës ia doli në një kohë të shkurtër, përmes këshillave, sygjerimeve dhe debatit,  tha Nikolla, dhe ndjehem mirë që në pak muaj ia arritëm të bëjmë një reformë të bazuar në profesionalizë dhe e gjitha kjo, solli një komunikim të ri, dhe të vendosur për të çuar deri në fund këtë aspiratë, reformën në Arsimin e Lartë në Shqipëri. Sigurisht, kjo reformë vë në qendër të saj, ka Universitetin që të përballet me sfidat e kohës. Kjo reformë e sheh universitetin me syrin e studentit dhe të pedagogut, cilësinë në mësimëdhënie  dhe jetën akademike po ashtu të cilësishme”.

“Kam ndjekur me shqetësim, kritika që kanë ardhur në adresë të saj, pra të refomës, duke pohuar se kjo reformë cënon atonominë universitare. Në fak e kundërta është e vërtetë, pasi në duam që universitetet të dalin nga kjo letargji ku ishin futur. Kjo reformë, ka në fokur një universitet ku talenti të vlerësohet, forcohet dhe idetë të qarkullojnë të lira, ku liria akademike është kryefjala e përditshme e punës tuaj”, pohoi Nikolla.Konferenca arsimore (3) Foto Flor Abazaj

Gjithashtu, Ministrja Nikolla u shpreh se “jo vetëm kjo reformë, por dhe rruga që përshkruam deri më sot, besoj se janë garancia se fillimi është i qartë dhe ne besojm të zgjedhim pavarsinë universitare, t’i nxjerrim universitetet nga cepi ku politika i ka hedhur këto vite dhe për ta bërë këtë të vetmen aleancë të dobishme me pedagogun dhe studentin. Reforma synon të mbështesë studentin, familjen për herë të parë tarifat të mbështesin studentin në nevojë dhe kadegoritë e tjera, si shtresa në pamundësi ekonomike. Një universitet, që nuk jep kulturë dhe dije është një tradhëti ndaj familjeve shqiptare. Ne jemi për akses të gjerë në reformën në arsimit të lartë dhe ne sigurisht nuk jemi të ndërpresim asnjë aspiratë për shqiptarët, por ta mbështesim fortë për t’u arsimuar”.

Po ashtu Nikolla tha se “një aleancë e re student- pedagog, autonomi reale për universitetet me një reformë të re të thellë për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencorë, tregon vendosmërinë përkushtimin e kësaj qeverie për të mësuar një realitet të ri për cilësinë në Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencorë.

Ajo shtoi se pas 20 vitesh për herë të parë institucionet e Arsimit të Lartë Publik dhe privat po i nënshtrohen një proçesi të plotë transparence dhe kontrolli që lidhem me kriteret e kontrollit të liçensimit një proçes që po përfundon.

“Falë angazhimit tuaj dhe të qeverisë shqiptare, për të përçuar një qartësi të plotë për çdo student dhe familje shqiptare për cilësinë universitare dhe atë të diplomave, që reformat të orientohet cilësisht në shtratin e një transparence përmes një inspektimi të plotë”, deklaroi Nikolla

Në përfundim, Ministrja e konsideroi debatin për reformën në Arsim si shumë të suksesshëm dhe i falenderoi të gjithë kontribuesit

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button