Ekonomia
Nikolla-studentëve: Ligji i ri i arsimit ju afron me tregun e punës
Kreu i Kuvendit Ilir Meta dhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla kanë marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së diplomave në Universitetin “A. Xhuvani”, në Elbasan.
Ligji i ri i Arsimit, tha ministrja Nikolla, ju afron me tregun e punës.
“Duke kthyer sytë nga arsimi i lartë, japim garanci për Shqipërinë europiane. Shqipëria kërkon që brezi i ri të zhvillojë arritjet e tij e t’i përshtasë me tregun e punës . Arsimi duhet të jetë cilësor, ligji i ri ju afron me tregun e punës “, tha Nikolla.
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta tha se vendi ynë është në një rrugë të rëndësishme drejt BE-së. “Reforma në arsim, rritje e cilësisë së institucioneve”, tha Meta.