Nikolla: Të kthejmë cilësinë dhe kërkimet shkencore në arsim
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, uroi sot 141 892 studentët, për çeljen e vitit të ri akademik 2014-2015.
Gjatë një takimi në Fakultetin e Shkencave Teknike, prane Rektoratit të Mjekësisë, ku ishin të pranishëm pedagogë e studentë të Universitetit të Mjekësisë, ministrja Nikolla shprehu mirënjohjen për të gjithë ata mjekë, e njerëz të shquar që kanë shenjuar e fomësuar në vite gjithçka që ne sot krenohemi dhe që ka arritur mjekësia shqiptare.
“Arsimi nuk është një ishull i vetmuar që i përket disa politikanëve, Ministrisë së Arsimit, qeverisë, por është një sektor i rëndësishëm që na përket të gjithëve dhe të gjithë duhet të jemi pjesë për të mundësuar reforma të plota e të thella , për të kthyer realisht cilësinë dhe kërkimet shkencore në arsimin e lartë”, u shpreh Nikolla.
Duke iu drejtuar pedagogëve dhe studentëve, ministrja Nikolla u shpreh se “ju ftoj të bëheni pjesë e të gjithë debatit për ligjin e ri të arsimit të lartë, por përtej kësaj për t’u bërë pjesë e një angazhimi të ri plot pasion për të formësuar cilësi në arsimin tonë të lartë”.
“Univeristeti i mjekësisë është nga ato degë e profile që tregu ka nevojë , por ne duhet t’i japim fund asaj situate që mjekë në kryeqytetin e Shqipërisë vijojnë të jenë pa punë, ndërkohë që spitalet e poliklinikat anembanë vendit lëngojnë për mjekë të devotshëm”, nënvizoi Nikolla.
Besoj se të gjithë bashkë, vijoi Nikolla, me mbështetjen e duhur nga qeveria, ministria e Arsimitm e Shëndetësisë, do t’i japim një standard të ri jo vetëm në spitalet tona, por edhe mbulimit të plotë me shërbim në të gjithë terrritorin e vendit me profesione, me specialitete, siç janë ato të mjekut, stomatologut e farmacistit.
“Në muajin dhjetor do të nisë procesi i akreditimit dhe rankimit të universiteteve. Një agjenci e huaj britanike anëtare e Organizatës Europiane të Sigurimit të Cilësisë në Arsim (ENKA) , është bërë pjesë dhe një partner i rëndëishëm i programit tonë për të mundësuar procesin e akrditimit dhe raknimit”, tha Nikolla.
Ministrja Nikolla theksoi se ” këtë vit starton edhe reforma në arsimin e lartë, që do të draftohet me një ligj për arsimin e lartë , por ajo që është më e rëndëishme është që të gjitha auditoret e arsimit të lartë e publik në vendin tonë janë khyer tashmë binarëve të ligjshmërisë , për shkak të realizimit të një reforme parësore si ajo e verifkimit të kritereve të ligjshmërisë”.
“Grupet e inspektimit padyshim kanë ndjekur situatën edhe në këto pak vite, në dy vite, të Univeristetit Mjekësor të Tiranës, për të verifkuar të gjitha situatat në fakultetet përbërëse të këtij universiteti që na rezultojnë padyshim një start i mirë për të vijuar reformat e thella e të plota në drejtim të cilësisë, të kërkimit shkencore, të një formimi të ri që është i lidhur ngushtë me shtratin e të sëmurit në QSUT , por pa dyshim edhe në një reformë të thellë e të plotë drejt kërkimit shkencor në mënëyrë që titujt akademikë , titujt shkencorë të mos jenë tituj, por të jenë realisht të lidhura ngushtë me zhvillimin e shkencës, me pasionin që del përmes laboratorëve dhe pasionin, që brumësohet përmes shërbimit në QSUT”, përfundoi Nikolla.