Nikoloski–Tiganj: Maqedonia e Veriut dhe Kroacia vazhdimisht thellojnë bashkëpunimin ekonomik dhe politik
Bashkëpunimi ekonomik, zhvillimi rajonal dhe integrimi europian i Maqedonisë së Veriut ishin temat kryesore të takimit të sotëm midis zv.kryeministrit dhe ministrit të Transportit, Aleksandar Nikoloski, dhe ambasadores së Republikës së Kroacisë në Shkup, Nives Tiganj, siç njofton agjencia MIA.
Siç raporton MIA, dy bashkëbiseduesit vlerësuan se Maqedonia e Veriut dhe Kroacia, në vazhdimësi, po e thellojnë bashkëpunimin ekonomik dhe atë politik, në interes të të dy vendeve.
Kroacia, anëtare e Bashkimit Europian dhe e NATO-s, është një nga vendet që mbështesin procesin e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, dhe për Shkupin përvoja e Zagrebit në procesin e integrimit europian mbetet e vlefshme.
Takimi mes Nikoloskit dhe ambasadores Tiganj konfirmon dinamikën e dialogut politik dypalësh, në një periudhë kur Qeveria e Shkupit kërkon të forcojë partneritetet ekonomike dhe politike me shtetet anëtare të Bashkimit Europian.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.