🌤️
Tiranë 5°C · Kryesisht kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 91.18 ▲3.46%
ARI 4,356 ▼1.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,536 ▲ +3.78% ETH $2,139 ▲ +4.1% XRP $1.4185 ▲ +2.46% SOL $90.7200 ▲ +5.02%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.18 ▲3.46 % ARI 4,356 ▼1.17 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.18 ▲3.46 % ARI 4,356 ▼1.17 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Politika

Nis Asambleja e NATO-s në Tiranë

Në Pallatin e Kongreseve nisi punimet Asambleja Parlamentare e NATO-s, e para e këtij lloji që zhvillohet në vendin tonë.

Fjalën e hapjes, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, në rolin e mikpritësit zgjodhi që ta mbajë në shqip.

Ai vuri theksin tek sfidat kryesore të NATO-s, që nga siguria në vendet Lindore, terrorizmi dhe kriza e refugjatëve. Për t’iu përgjigjur më mirë këtyre sfidave, tha Bushati, jo vetëm që NATO duhet të vendosë plotësisht në zbatim vendimet e marra në samitin e Uellsit, por duhet të shkojë më tej në samitin e radhës që mbahet në Varshavë,

“NATO duhet të forcojë edhe më tej praninë dhe aftësitë mbrojtëse në skajin Lindorë dhe të rrisë praninë edhe në Detin Mesdhe”, tha ai.

Sa i takon terrorizmit, kryediplomati shqiptar u shpreh se sulmet e fundit në BE dëshmojnë se ka një ndërlidhje më të fortë mes sigurisë kombëtare dhe asaj ndërkombëtare.

“Për t’iu përgjigjur kësaj, është vendosur që të hapet në shqipëri një Qendër Ekselence Kundë Radikalizimit sepse rreziqet nuk luftohen vetëm në rrugët luftarake dhe DAESH (ISIS) është një kërcënim”, shtoi ai.

Bushati kërkoi forcimin mes NATO-s dhe BE-së, sidomos për krizën e refugjatëve, ndërsa me rëndësi vlerësoi edhe anëtarësimin e Malit të Zi për të shmangur ndikimin rus në rajon.

“Anëtarësimi është me rëndësi jo vetëm për Aleancën dhe rajonin, por për mbarë kontinetin dhe stabilitetin sepse jo vetëm redukton zonat gri të sigurisë në rajon, por dhe ul ndikimin e aktorëve të tretë në rajon”, u shpreh ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.