Kosova

Ngujimi 43-ditor i kryetarit të Leposaviqit: Familja s’e di sa mund të zgjasë

Kryetari i ri shqiptar i Leposaviqit, komunë e banuar me shumicë serbe në veriun e Kosovës, po qëndron i mbyllur në ndërtesën komunale, prej kur hyri aty, mbi dyzet ditë më parë.

Lulzim Hetemi u ndihmua nga njësia speciale e Policisë së Kosovës që të futej në zyrën e tij, mëngjesin e hershëm të 29 majit, dhe që nga ajo ditë nuk është raportuar të ketë dalë nga objekti komunal.

Aty, Lulzim Hetemi ha, rri, punon, pastrohet dhe fle.

Kryetari i ri i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, duke bërë betimin. Fotografi nga arkivi.
Kryetari i ri i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, duke bërë betimin. Fotografi nga arkivi.

Hyrja e tij në objektin komunal u prit me protesta nga banorë vendës serbë dhe nga grupe të ndryshme të dhunshme, që sulmuan forcat e rendit dhe gazetarët e mbledhur.

Vëllai i kryetarit të Leposaviqit pohon se familjari i tij po punon në kushte të jashtëzakonshme brenda ndërtesës komunale, por thotë se nuk mund t’i komentojë arsyet se “si dhe pse ai [Lulzim Hetemi] po rri ende brenda komunës”.

“Normalisht, puna e kryetarit është shumë sfiduese. Besoj, dhe shpresoj që ia del, por, këto rrethana, normalisht, janë shumë të rënda për të dhe për ne. Është problem të punohet në këto kushte, por, besoj se ai do t’ia dalë. Pse, si po qëndron, nuk mund të flas në emër të tij”, deklaron Bashkim Hetemi për Radion Evropa e Lirë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button