Nis rebelimi kundër Bashës
Nga Ferdinand Agalliu/
Po i filloj këto pak rreshta me pyetjen: A mundet kush t’më vërtetojë një rast tjetër në historinë njëzeteshtatë vjecare politike të këtij vëndi, të ketë treguar durimin dhe maturinë e Zotit Eduard Selami për të vënë në vënd padrejtsinë që ju bë me ndërprerjen brutale të karierës politike në fillimet e demokracisë?
Zgjedhjet e 25 Qershorit dhanë për Partinë Demokratike një rezultat të vajtueshëm. Kjo, për faktin e thjeshtë, se drejtuesi i PD, një individ i prodhuar artificialisht në labouratorin politik të zotit Berisha, i rritur prej tij si kastraveci në xhamllëk, duke dashur kurdoherë të tregoj se ishte dhe mbetej një vazhdues i denjë i traditës politike që kish sunduar në PD, mori nga muzeu politik i kësaj partie armët që kishin filluar të zënë ndryshk të zotit Berisha dhe u sul kundër socialisteve të udhëhequr nga Edi Rama me një naivitet dhe pavërtetësi që të mahniste. Humbja kish për të qënë edhe më e thellë, por fal altruizmit të Kryeministrit, ajo ruajti ato përmasa, që për socialistët ishin të mjaftueshme. Pse ndodhi e gjithë kjo?
Nga ndeshja me socialistët Basha doli përfundimisht i dërrmuar. Pas kësaj, si rregull, ai duhej të dorëhiqej. Normalisht, ai nuk duhej të kandidonte më për drejtimin e PD. Sepse në rast të një gare brënda PD, propabiliteti që ai mund të dalë fitues është i lartë, pasi ai vetëm për këtë ka ditur dhe di të punoj. Por, problemi qëndron në faktin se do ndeshesh përsëri me Edi Ramën, dikush që të ka hedhur disa herë me nockdoën në tapet. Ka luksin PD të humbas disa herë rresht për faktin që Bashës i pëlqen kurdoherë të ketë një rol dominant në zbavitjet e tij politike? Dhe më tej, c’farë statusi special ka zoti Basha, në cilën galaktikë paska lindur ky njeri, që duhet t’i jepen në mënyrë të pambarimtë mundësi për të drejtuar? Pse, të tjerët në PD, lopa i paska lindur, që nuk u lejohet të kenë përjetësisht mundësi për t’u shfaqur? Dhe kjo sepse nuk të ndahet Basha! Por Basha është i ri, deputet në parlament u zgjodh, mundësi për të reflektuar qetësish ka jo për katër, por edhe për tetë apo dymbëdhjetë vjet, atëherë pse kerkon ta cojë PD edhe në një betejë të ardhshme me një fund tashmë të njohur?
Une e di, se Eduard Selami është një zë i pakuptimtë në PD, një mënyrë sjellje dhe gjykimi pothuaj jashtëtoksore për ambientin që sundon në këtë parti. Historikisht në PD nuk është punuar për të kultivuar vlera qytetëruese, por janë përkëdhelur ata që kurrë nuk mendojnë me mëndjen e tyre, militantët, kontigjenti që të siguron një sundim të gjatë dhe të qetë brënda saj. Për drejtuesit e Partisë Demokratike kurdoherë më i rëndësishëm ka qënë sigurimi i sundimit brënda saj, pastaj është menduar të hidhet edhe një sy për të parë se c’mund të bëhet për anëtarët që përbëjnë këtë forcë politike. Eshtë pikërisht kjo psikologji që ka sunduar kurdoherë në këtë Parti, e cila e bënë sot zotin Basha të mos i dridhet qerpiku dhe as t’i vijë sadopak turp, që pas një humbje kaq dërrmuese të ketë kurajon dhe të kërkojë të qëndroj përsëri në krye të PD. Ai e di mirë se humbja për këtë parti është dicka rutinë, me të cilën anëtarët e saj ka kohë që janë mësuar, një dhimbje si cdo dhimbje tjetër, e cila pas njëfarë kohe do të kaloj.
I bindur mund të them, se zgjedhjet që pritet të vijnë kanë për të qënë dicka formale nëse në Partinë Demokratike nuk vendosen atje ku u takon vlerat qytetëruese, properëndimore. Ato do të jenë thjesht shfaqje e një filmi të cilin në mënyrë të përsëritur e kemi pare për shumë e shumë kohë. Edi Rama, beteja me të cilin është qëllimi final për të cilin duhet të përgatitet PD, nuk mund të fitohet nën drejtimin e zotit Basha. Të shkohet përsëri në këtë betejë nën drejtimin e zotit Basha, kjo vete pas asaj që thotë populli:”shtjer edhe një herë, pa të shohësh….” Basha bënë të fortin kundër Edi Ramës, dicka që këtë të fundit e zbavit fort. Ai e di fort mirë , se me Bashën në krye të PD, fitorja e PS ka për të qënë një detyrë e thjeshtë, të cilës tashmë ja ka marrë dorën. Po ashtu, ai e di që Bashën nuk e shqëteson aspak humbja në zgjedhje.Rama nuk ka se cfarë t’i bëjë dikujt që përdor mëndjen, me argumente të padiskutueshëm, dikujt që certifikatën morale e ka të pastër si kristal, dikujt që forca i buron nga mëndja e shëndoshë dhe jo nga muskujt, sic në këtë rast është kandidati tjetër në PD, Eduard Selami, pa sa për Bashën…
Ndaj them, që në PD duhet ta kuptojnë, se beteja brënda saj, si synim final duhet të ketë atë me kundershtarët politikë në zgjedhjet jashtë gjirit të saj. Pra, do zgjedhim dikë që na siguron qetësin për atë që kemi arritur brënda PD, apo do zgjedhim atë që mund t’na siguroj rikthimin në pushtet? Ky , besoj përbën problemin aktual në PD.
Duke flakur tej sentimentalizmin, mendoj se nuk ka përse na duhet Basha, nese nuk na rikthen ne pushtet. E vetmja mundësi është mentaliteti modern i Eduard Selamit ai qe mund të ngjallë shpresë për një rikthim drejt vlerave që duhet të sundojnë në këtë vënd.
*Ish Kryetar i PD Fier
( Titulli i autorit: Përse do votoj për Eduart Selamin?)