Nishani dekoron ish-luftëtarët e Kosovës: Nder dhe respekt për ata që dhanë jetën
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekoruar sot ish-luftëtarët që luftuan për lirinë e Kosovës, 1 ditë para kremtimit të vitit të 7-të të Pavarësisë së Kosovës.
Në një ceremoni që po mbahet në Pallatin e Brigadave, Nishani tha se populli i Kosovës ka bërë sakrifica të mëdha për të mbijetuar, ndërsa përmendi edhe sakrificat e atyre që i dolën në mbrojtje.
Kreu i Shtetit kujtoi ndër të tjera me krenari figurën e Adem Jasharit.
“Ceremonia e sotme është një shenjë respekti e nderimi për ata që dhanë jetën për kombin. Kosova është një kapitull i veçantë i kombit tonë”, tha ai më tej.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.