☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,264 ▲ +0.03% ETH $2,290 ▲ +1.8% XRP $1.3594 ▼ -0.21% SOL $85.2000 ▼ -0.19%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Presidenciale

Nishani-Gojković: Dialogu, zgjidhja e problemeve teknike mes Kosovës dhe Serbisë

 Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, gjatë një takimi të mërkurën në Tiranë me kryetaren  e Asamblesë Kombëtare të Republikës së Serbisë, Maja Gojković, theksoi se dialogu mbetet platforma më e rëndësishme për zgjidhjen e problemeve teknike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

nishaniGjatë takimit me zyrtaren e lartë serbe, Presidenti Nishani vlerësoi mesazhet pozitive që po përcjell vizita e saj në Tiranë, të cilat janë transmetuar më parë dhe nga Kryeministri Rama në Beograd, si dhe gjatë takimeve dypalëshe te Presidentëve të dy vendeve në kuadër të forumeve shumëpalëshe.
Kreu i shtetit theksoi se klasa politike ka detyrimin dhe përgjegjësinë për të përçuar qartësi dhe ndjenjën e miqësisë dhe bashkëjetesës për brezat e rinj. “Vetëm përmes mirëkuptimit, bashkëpunimit dhe mirëbesimit, vendet e rajonit mund të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për popujt e tyre”, u shpreh Presidenti.
Ai evidentoi se ‘pavarësisht qëndrimit krejt të ndryshëm që ndajmë për Kosovën si shteti më i ri në rajon, bashkohemi kur themi se BE mbetet alternativa më përbashkuese për të ardhmen e të gjithë rajonit tonë’.
Duke mbështetur plotësisht dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe marrëveshjet e arritura deri tani me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-ve, Nishani theksoi se dialogu mbetet platforma më e rëndësishme për zgjidhjen e problemeve teknike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe krijimin e një të ardhme në paqe dhe begati mes të dy vendeve.
Presidenti i Republikës i kushtoi një vëmendje të veçantë edhe statusit ekonomik, politik dhe social të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe kudo në Serbi, duke theksuar se Shqipëria pret që ata të trajtohen sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare.
Ai vlerësoi Memorandumin e nënshkruar nga kryeministrat e të dy vendeve për bashkëpunimin rinor, sipas modelit franko-gjerman, duke shpresuar në impaktin konkret pozitiv për të rinjtë e të dyja vendeve, e veçanërisht në raport me studentët shqiptarë të Luginës së Preshevës që kanë studiuar në Shqipëri dhe kthehen për të punuar në Serbi.
Në fund të takimit Presidenti përcolli ftesën për Presidentin Nikolić për të marrë pjesë në Samitin e Krerëve të Shteteve të Procesit të Evropës Juglindore që do të zhvillohet në 26 maj në Tiranë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.