☁️
Tiranë 14°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 90.31 ▼8.06%
ARI 4,368 ▼4.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,910 ▲ +3.62% ETH $2,174 ▲ +4.67% XRP $1.4322 ▲ +3.16% SOL $90.7600 ▲ +4.11%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 90.31 ▼8.06 % ARI 4,368 ▼4.52 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 90.31 ▼8.06 % ARI 4,368 ▼4.52 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Presidenciale

Nishani i përgjigjet pozitivisht Metës: KSK do të mblidhet për “Balilin”

Presidenti Bujar Nishani i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, lidhur me çështjen “Balili”.

Në një konferencë për shtyp, drejtori i kabinetit të Presidentit Ols Lafe tha se kërkesa është cilësuar serioze pasi vjen nga kreu i legjislativit.

“Presidenti i Republikës në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Sigurimit Kombëtar ka vendosur të thërrasë mbledhjen e Këshillit me qëllim dëgjimin e të gjitha argumenteve të parashtruara në kërkesë si dhe duke i analizuar dhe duke këshilluar me të gjithë anëtarët e Këshillit”, është shprehur z. Lafe.

Ai argumenton se Këshilli do të mblidhet për këto argumenta:
-Rrezikshmërinë e lartë shoqërore të shtetasit Klement Balili, përcjellë nga organet kompetente shqiptare apo ndërkombëtare.

  • Shqetësimin e partnerëve tanë të SHBA dhe të tjerë ndërkombëtarë, të cilët paraqesin rezerva në drejtim të punës së organeve tona përgjegjëse për shkak të mosndalimit të tij në kohë dhe zbatimit të detyrimeve të përcaktuara në akte ndërkombëtare dhe legjislacioni vendas.

  • Si dhe rrezikut që ekziston, tashmë, nga mosveprimi i agjencive ligjzbatuese të vendit tonë, në drejtim të goditjes ndaj krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme apo dhe bazave të tyre që mund të kontrollohen nga njerëz të politikës dhe shtetit.

Ndërkaq, nuk është përcaktuar ende data dhe ora se kur do të zhvillohet mbledhja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.