☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,331 ▲ +0.53% ETH $2,279 ▲ +1.46% XRP $1.3600 ▲ +0.21% SOL $85.2600 ▲ +0.45%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Politika

Nishani kërkon bashkëpunimin e krerëve të grupeve parlamentare për anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë

bujar-nishaniPresidenti i Republikës, Bujar Nishani, u ka dërguar një letër krerëve të grupeve parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë, ku kërkohet bashkëpunimi në dhënien e mendimeve për përcaktimin e kritereve konkrete dhe performancën që duhet të kenë dy anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë.

Presidentit Nishani  në letrën drejtuar kryetarëve të grupeve parlamentare u kërkon bashkëpunimin në detyrimet kushtetuese dhe ligjit nr. 8588, Datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bazuar në listën e konkurrentëve. “Kërkoj bashkëpunimin tuaj në dhënien e mendimeve për përcaktimin e kritereve konkrete dhe performancën që duhet të kenë dy anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, në respekt të kërkesës kushtetuese për kualifikim të lartë, përbërje cilësore dhe të përshtatshme të Gjykatës së Lartë”, thekson ai.

“Në kuadër të këtij proçesi bashkëpunimi, duke i konsideruar dhe vlerësuar mendimet iuaja të rëndësishme, lutem të na i dërgoni ato brenda datës 5 janar 2015”, shprehet Nishani.

Presidenti Nishani u vë në dispozicion listën e konkurrentëve që plotësojnë kushtet ligjore si kandidatë për anëtarë të Gjykatës së Lartë, që vijnë nga radhët e gjyqësorit me 15 kandidate, nga radhët e juristëve me 22 kandidate, ku spikasin emra të njohur të jurispundencës

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.