Presidenciale

Nishani nderon atdhetarin e shquar Dedë Gjo Luli me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani nderoi atdhetarin e shquar dhe prijësin legjendar të luftës për liri dhe pavarësi, Dedë Gjo Luli (pas vdekjes) me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” me motivacionin: “Në vlerësim dhe nderim të thellë të veprimtarisë dhe kontributit të shquar atdhetar si prijës legjendar e i paepur në mbrojtje të trojeve etnike shqiptare dhe udhëheqjen e tij vizionare të lëvizjes kombëtare për liri dhe pavarësi”.

Në ceremoninë solemne të zhvilluar në Pallatin e Brigadave ishin të pranishëm drejtues të njësive vendore, përfaqësues të Malësisë së Madhe, studiues, historianë, miq nga Kosova dhe nga diaspora shqiptare, etj.

ceremonia e dekorimit DEDE GJON LULIT (3)Kreu i Shtetit shqiptar shprehu kënaqësinë dhe nderin që, në cilësinë e Presidentit të Republikës, po vlerësonte dhe nderonte një atdhetar të spikatur.

“Para 100 vitesh teksa fliste në nder të Dedë Gjo Lulit, Luigj Gurakuqi profetizonte se: ‘Nuk e kemi nderuar siç duhet historinë e Shqipërisë deri në momentin që në një shesh të denjë të kombit, një monument i komandantit të kryengritjes kombëtare nuk do të vigjilojë mbi ne’. Të dy patën një jetë madhështore dhe një vdekje tragjike, si heronjtë e antikitetit, por pikërisht ata u bënë themeli i asaj ndërtese që quhet shtet shqiptar. Po, sot Dedë Gjo Luli është në Tiranë pas një udhëtimi të gjatë shtigjeve të historisë. Është këtu afër Gjergj Kastriot Skenderbeut për të na rrëfyer se çfarë është Malësia e Madhe dhe bijtë e saj, shqiptarë dje e shqiptarë sot”, vuri në dukje Presidenti.

ceremonia e dekorimit DEDE GJON LULIT (2) “Ngritja e flamurit më 6 prill 1911 në majën e Malit të Deçiqit dhe programi i pavarësisë kombëtare i Greçës më 23 qershor të po atij viti, ka dëshmuar se qarqet atdhetare brenda e jashtë vendit kanë gjetur te malësorët dhe te udhëheqësit e prijësit e tyre, me në krye Dedë Gjo Lulin, një terren plotësisht të favorshëm në dobi të çështjes kombëtare. Për Dedë Gjo Lulin, Shqipëria ishte mbi të gjitha, trupi dhe shpirti. Dedë Gjo Luli është këtu për të na thënë që ka lënë pasardhës që frymëzuan kombin në orën e tij më të rëndë”, shtoi më tej Presidenti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button