Nishani: Reforma në drejtësi pengon hapjen e dosjeve
Nga Malësia e Madhe, ku është përkujtuar 71-vjetori i lëvizjes anti-komuniste, presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka kritikuar ligjin për hapjen e dosjeve.
“Ligji për hapjen e dosjeve është i paplotë pa ligjin e lustracionit”, ka deklaruar Nishani, i cili ka nënvizuar se hapja e dosjeve nuk është një hakmarrje ndaj zyrtarëve të regjimit të atëhershëm.
Në këtë drejtim, Nishani ka kritikuar edhe reformën në drejtësi, e cila sipas tij, “përmban një nen që pengon hetimin e krimeve të komunizmit”.
Në fund, kreu i shtetit ka prekur edhe pr.ligjin për pronat, duke u shprehur se, “është e pabesueshme që Parlamenti voton një ligj që lejon konfiskimin”.
Në fund të fjalimit, Nishani ka nderuar me Dekoratën e Artë të Shqiponjës lëvizjen anti-komuniste.