☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,413 ▲ +0.21% ETH $2,302 ▲ +2.2% XRP $1.3640 ▲ +0.05% SOL $85.3900 ▲ +0.04%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Presidenciale

Nishani uron Presidentin e ri të Greqisë. Mesazhi i plotë që iu dërgua Pavlopoulos

Presidenti Bujar Nishani ka uruar sot, Presidentin e ri të Republikës Greke, Prokopis Pavlopoulos, nëpërmjet një mesazhi, në të cilin thuhet:

nishi“Shkëlqesia Juaj,

Zgjedhja Juaj në postin e lartë të Presidentit të Republikës Greke, më jep kënaqësinë e veçantë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’Ju përcjell urimet më të mira e të sinqerta për përmbushjen me sukses të kësaj detyre të rëndësishme.

Përfitoj nga rasti të nënvizoj me kënaqësi se për Shqipërinë, Greqia është një partner strategjik shumë i rëndësishëm politik dhe ekonomik, si edhe të shpreh bindjen se gjatë presidencës Suaj, lidhjet e miqësisë e të bashkëpunimit që karakterizojnë marrëdhëniet midis dy vendeve tona do të njohin zhvillime të mëtejshme shumëdimensionale, në interes të zhvillimit dhe forcimit të miqësisë mes dy popujve tanë.

Jam i bindur se Greqia, me përpjekjet dhe reformat që po ndërmerr, do të përballojë me sukses sfidat me të cilat po përballet aktualisht, si dhe do të vijojë të jetë një mbështetëse e vazhdueshme dhe inkurajuese e agjendës evropiane të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.

Duke ju shprehur edhe një herë urimet më të përzemërta për zgjedhjen tuaj si President i Republikës Greke, si dhe me dëshirën për t`u takuar së afërmi, ju lutem pranoni, Shkëlqesia Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.