Nisma e Gjykatës së Lartë, reagon Këlliçi: Duan t’i shërbejnë pushtetit dhe korrupsionit
Nisma e fundit të kryetarit të Gjykatës së, Sokol Sadushi, për të ndryshuar praktikën mbi masat e sigurimit personal, për deputetin demokrat Belind Këlliçi zbut standardet e paraburgimit dhe ngre dyshime për momentin dhe qëllimin real të saj.
Në një reagim në rrjetet sociale, Këlliçi shprehet se në vend që drejtësia të forcojë luftën kundër korrupsionit, po hapet një debat që sipas tij mund të dobësojë një nga instrumentet më të rëndësishme për të parandaluar abuzimin me pushtetin dhe prishjen e provave.
Sipas tij, është problematike që kjo nismë vjen nga një figurë për të cilën, sipas tij, në opinionin publik është folur për një afërsi politike me kryebashkiakun Veliaj, por edhe tarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, por edhe si një ndër komunistët e fundit në sistemin e drejtësisë.
“Kur drejtësia dhe politika shfaqen kaq pranë njëra tjetrës, çdo vendim i tillë vetëm sa forcon dyshimin e bindjen se sistemi po ndryshohet për t’i shërbyer pushtetit e korrupsionit dhe jo qytetarëve. Drejtësia duhet të jetë mbi politikën, jo në shërbim të saj”, përfundon Këlliçi.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment