Ekonomia

Nisma Thurje dorëzon propozime për pr/buxhetin 2015 të Bashkisë Tiranë

-Nisma “Thurje” , në një letër dorëzuar Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha dhe Kryetarit të Këshillit Bashkiak Tiranë,  Aldrin Dalipi, propozon  disa ndryshime në projekt-buxhetin e Bashkisë për 2015, i cili do të shqyrtohet në mbledhjen e të martes.

dalipiPas disa ditësh konsultimi me ekpertët e saj dhe qytetarët, lidhur me problematiken e projekt-buxhetit, Nisma Thurje i kërkon Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak rishikimin e tre çështjeve kryesore.
Në letrën e Nismës “Thurje” me drejtor ekzekutiv, Besjan Pesha evidentohen tre kërkesat e saj: ‘Rritjen e zërit të transfertave për individin i cili përfaqëson fondin që mbeshtet financiarisht shtresat në nevojë. (Fond ky i ulur me 60 % këtë vit krahasuar me 1 vit më parë)’; ‘Futjen në zërin e investimeve edhe të disa rrugëve të cilat nuk figurojnë në listën aktuale’; si dhe ‘Rishikimin e fondit për disa zëra të parashikuar për prokurim, zëra të cilat janë parashikuar në vlera joreale dhe që cënojnë integritetin e buxhetit’.
Nisma ‘Thurje’ është një organizatë e përbërë nga profesionistë  dhe qytetarë të shqetësuar  të cilët synojnë të rrisin pjesmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje me besimin se kjo do të rrisë performancën e institucioneve publike dhe prodhojë një qeverisje më të mirë për vendin.Ata gjykojnë se baza e qeverisjes së mirë është mirëmenaxhimi i fondeve publike të siguruara nga taksat që paguajnë qytetarët e Tiranës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button