Bruksel: Niveli i alarmit maksimal, shkollat dhe metrotë qëndrojnë të mbyllura
Niveli i alarmit për sulme terroriste mbahet në nivelin maksimal në Bruksel, ndërsa metrotë dhe shkollat do të hapen gradualisht duke filluar nga e mërkuar, njoftoi sot kryeministri belg, Charles Michel.
“Për sa i përket shkollave, ne kemi marrë vendimin që t’i rihapim të mërkurën, me masa sigurie shtesë, edhe metroja do të hapet gjithashtu të mërkurën”, theksoi Charles Michel në përfundim të një mbledhje të Këshillit Kombëtar të Sigurisë


Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.