⛅
Tiranë 19°C · Pjesërisht vranët 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,521 ▼0.38%
DOW 52,232 ▼0.3%
NASDAQ 25,066 ▼0.74%
NAFTA 87.05 ▲1.17%
ARI 4,038 ▲0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
₿ CRYPTO
BTC $73,600 ▼ -0.24% ETH $2,054 ▼ -0.44% XRP $1.0567 ▼ -0.12% SOL $84.2300 ▲ +0.74%
S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 87.05 ▲1.17 % ARI 4,038 ▲0.19 % S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 87.05 ▲1.17 % ARI 4,038 ▲0.19 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
11 Nën 2026
Breaking
Kronika

Një ditë pas shpërthimit me tritol forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në banesën e Xhisiela Malokut

Një ditë pas planit të masave për marrjen në mbrojtje të Xhisiela Malokut, efektivë të FNSH janë vënë në ruajtje të banesës së familjes së saj.

Mëngjesin e sotëm janë parë efektivë dhe një furgon i FNSH-së, të cilët qëndrojnë  pranë shtëpisë së Xhisiela Malokut në fshatin Larushk.

Plani i masave për mbrojtjen e Xhisiela Malokut dhe familjes së saj u mor ditën e djeshme edhe pas vendosjes së tritolit në banesën e gjyshit, ku ajo jeton.

Xhisiela Maloku deklaroi më herët se donte mbështetjen e Policisë për ta mbrojtur nga opozita.

Për vendosjen e tritolit ajo akuzoi opozitën dhe tha se ndihet e kërcënuar nga PD.

Xhisiela Maloku: Vendosja e tritolit është mëse e qartë. Që do të thotë është bërë nga PD dhe nga opozita për të sulmuar drejtpërdrejt. Të vërtetën e di vetëm unë. Nuk jam e kërcënuar nga fisi Rraja. Deri dje “hipotezat” ishin  që unë isha e kërcënuar nga fisi Rraja, tashmë nuk janë. Edhe telefonata e parë që unë kam bërë pasi ka ndodhur shpërthimi ka qenë i një kushëriri të Rexhepit, Ramazan Rraja, ka ardhur këtu dhe pastaj është larguar. Më pas unë kam njoftuar policinë.

Pyetje: Pse mendoni se e bën opozita këtë?

Xhisiela Maloku: Sepse unë dola e thashë të vërtetën si ishte, ata luajtën një lojë politike dhe dolën bllof. Unë jam Xhisiela dhe të vëretën e di vetëm unë, nuk mundet dikush të hedhë hipoteza.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.