Kronika

Një gjykatë në Itali njeh “Kanunin”. I jep leje qëndrimi shqiptarit pasi del nga burgu

Një histori tepër interesante vjen nga Italia.  Një Gjykatë Apeli në Ankona ka pranuar kërkesën e një shqiptari për mbrojtje duke i dhënë leje qëndrimi për arsye humanitare, pasi ai rrezikohej nga ‘gjakmarrja” sipas Kanunit.

Me një vendim të datës 25. 11. 2015 Gjykata e Ankonas kishet hedhur poshtë këtë kërkesë.

Personi kishte apeluar në Gjykatën e Apelit Ankona duke pretenduar se nëse ai do të kthehej në Shqipëri do të vritej dhe vendimi i saj u dha më 22 shkurt 2017.

Kthim pas – Ishin Krishtlindjet e vitit 2002, para një bari në stacionin Gualdo Tadino në Perugia.
Alfred Gega vritet në një pritë të organizuar nga 7 bashkëatdhetarë. Në mediat lokale italiane të atyre viteve shkruhej se vrasja është kryer për çështje nderi.

Atëherë gjykata dënoi me 25 vjet burg Elvis Ndojën (në kërkim), 19 vjet burg për 6 shqiptarët e tjerë të cilët u shpallën fajtor për vrasjen e Alfred Gegës dhe tentativën e vrasjes së Clirim Dedushit.

Gjashtë shqiptarët e tjerë janë Klarent Çokaj, Xhevalin Prenga, vëllezërit, Alfred dhe Aleksandër Prenga dhe kushërinjtë e këtyre, Zef e Gjon Prendi.

Krimi kishte ndodhur për çështje nderi. Gega kishte qëlluar me grusht njërin prej anëtarëve të grupit tjetër. Mëngjesin e Krishtlindjeve, 7 persona i dalin para dhe vrasin me thikë Alfreg Gegën.

Shqiptari kerkon mbrojtje nga “Kanuni”-  Katërmbëdhjetë vite pasi njëri prej të dënuarve (Jo ai që kishte shkrepur armën) lirohet nga burgu pasi kryen dënimin e dhënë nga drejtësia italiane.

Duke e ditur që nuk mund të kthehet më në Shqipëri, sepse e pret hakmarrja e familjes së viktimës, vendos ti drejtohet autoriteteve italiane duke i kërkuar mbrojtje ndërkombëtare.

Gjykata e Apelit ia pranon kërkesën – Gjykata e Ankonës (me vendimi nr 25. 11. 2015)  nuk ia pranon ndërsa Gjykata e Apelit e Ankonës i njeh rrezikun dhe i jep lejen e qëndrimit për qëllime humanitare.

Në vendimin e arsyetuar të Gjykatës së Apelit thuhet: Fuqia e Kanunit i jep familjarëve të viktimës të drejtën: Ose eliminimin fizik të autorit të vrasjes, ose detyrimin e izolimit në shtëpi duke e përjashtuar nga çdo aktivitet ekonomik dhe social të ekzekutorit.

Për këtë arsye, argumentohet në vendim: “Duhet të rrëzohet vendimi për përjashtimin e mbrojtjes humanitare” sepse “paditësi ka dokumentuar mjaftueshëm praktikën aktuale të hakmarrjes sipas Kanunit, sidomos në veri të Shqipërisë.

Duke u nisur nga kjo situatë “antropologjike” gjykata nënvizon se “ligji shqiptar nuk ka akte të posaçme për të kundërshtuar përdorimin e gjerë të gjakmarrjes” dhe se “policia nuk është në gjendje për të mbrojtur qytetarët nga vrasjet kryera në emër të ‘Kanunit’ .

Sipas avokatit Paolo Cognini – ligjërues për ligjin e imigracionit në Universitetin e Macerata përmbajtja e këtij vendimi është i rëndësishëm në plan ndërkombëtar, sepse njohin si “praninë në vendin e origjinës të një prej formave të së drejtës zakonore të cilat seriozisht shkelin drejtat themelore të njeriut dhe mund të përbëjnë një bazë të vlefshme për kërkesën e mbrojtjes”

Me fjalë të tjera: Në këtë rast, hakmarrja bie mbi një shtetas të huaj që ka kryer dhe ka vuajtur dënimin për një vepër penale në Itali. Duke marrë parasysh se personi mund të vritet me të mbërritur në vendlindje, Gjykata ka njohur nevojën për të dhënë një leje qëndrimi për arsye humanitare. I njëjti gjykim pranon se rasti nuk e justifikon një mbrojtje shtesë – “Kërcënimi i jetës nuk varet nga një situatë e dhunës së verbër në një konflikt të armatosur të brendshëm ose kontekst ndërkombëtar”, – por identifikimi i një mundësie kërcënimi që vjen nga vlerat kulturore megjithatë krijon një precedent të rëndësishëm ligjor.

Shkrimi origjinal:  La vendetta di sangue esiste, e non solo in Albania

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button