Një lajm i mirë për fansat e Game of Thrones
Një lajm i mirë për të gjithë fansat e Game of Thrones, të paktën për ata që veç serive televizive kanë lexuar edhe pesë librat e George RR Martin.
Libri i fundit, “Erërat e Dimrit” (Winds of Winter), i shtyrë disa herë, ka më në fund një datë publikimi.
Përfaqësia franceze e Amazon ka publikuar, ndoshta edhe padashje, se novela e gjashtë e serive të famshme do të publikohet në muajin mars. Ky është një konfirmim gjysmëzyrtar dhe i pakonfirmuar nga vetë autori dhe nuk është çudi që kjo datë të shtyhet sërish.
“Ja ku jam, 20 vite më pas duke punuar për librin e gjashtë dhe…më vjen keq, nuk kam asnjë lajm për të dhënë”, shkruan vetë Martin në blogun personal, duke iu përgjigjur edhe interesimit se kur do të përfundojë libri.
Libri i parë i serive të George RR Martin doli në vitin 1996, i titulluar “Lufta e shpatave” (Game of Thrones), i dyti në vitin 1998 “Një përballje mbretërish (A clash of Kings), i treti në vitin 200, “Stuhi shpatash) i katërti në vitin 2005, “Gostia e korbit” (A feast for Crows), i pesti në vitin 2011 “Një këngë akulli dhe zjarri” (A song of ice and fire).