Një pjesë e madhe e Prishtinës mbetet pa ujë për shkak të defektit te Pallati i Rinisë
Një pjesë e madhe e lagjeve të Prishtinës do të mbetet pa ujë gjatë ditës së sotme, siç njofton KosovaPress, pas një defekti që është paraqitur në rrjetin e ujësjellësit në kryeqytet.
Sipas Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, defekti ka ndodhur tek Pallati i Rinisë në Prishtinë, në një gyp me diametër 350 milimetra, dhe deri në sanimin e kësaj avarie një pjesë e madhe e kryeqytetit do të mbetet pa furnizim me ujë.
KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se ekipet teknike do të ndërhyjnë për riparimin e defektit, pa dhënë një orar të saktë se kur pritet të rikthehet furnizimi normal me ujë.
Kompania u ka kërkuar mirëkuptim qytetarëve të prekur nga ndërprerja, ndërsa banorët e lagjeve të prekura do të duhet të presin përfundimin e punimeve për rikthimin e ujit në çezmat e tyre.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.