☁️
Tiranë 11°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▲0%
ARI 4,787 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,234 ▼ -2.99% ETH $2,205 ▼ -4.14% XRP $1.3340 ▼ -2.09% SOL $82.5300 ▼ -3.27%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▲0 % ARI 4,787 ▲0 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▲0 % ARI 4,787 ▲0 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Sporti

Një shqiptar në krye të Federatës Evropiane të Peshëngritjes, Astrit Hasani zgjidhet president

Astrit Hasani është zgjedhur president i Federatës Evropiane të Peshëngritjes (EWF) në kongresin zgjedhor të EWF të mbajtur në Chisinau të Moldavisë më 11.04.2025.

Kështu ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK). Sipas KOK, Hasani ka fituar kundër italianit me nënshtetësi moldave, Antonio Conflittit, presidentit të deritanishëm të EWF.

Komiteti Olimpik i Kosovës ka theksuar se Hasani bëhet presidenti i parë shqiptar i ndonjë federate europiane.

“Dr. Hasani, kryetar i Federatës së Peshëngritjes së Kosovës, ishte arkëtar dhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të Federatës Evropiane të Peshëngritjes që nga viti 2016. Hasani ka një shkollim superior me magjistraturë në Universitetin prestigjioz të Kembrixhit dhe doktoraturën në Universitetin e Varshavës.

Është i njohur në Federatën Botërore të Peshëngritjes për qëndrimin e tij që sporti është mbi politikën”- thuhet në njoftimin e KOK-ut më 11.04.2025.KOK ka njoftuar po ashtu se Hasanit i ishte besuar pozita e CEO-s (bashkëthemeluesit) për organizimin e kongresit zgjedhor të Federatës Botërore të Peshëngritjes, të mbajtur në vitin 2022 në Tiranë, organizim që më vonë organizata “Albanian Excellence” i dha çmimin “The Grand Excellence Award”.

“Po ashtu, për shkak të kontributit në peshëngritjen evropiane, vitin e kaluar në Varshavë të Polonisë në Kongresin Evropian, pranoi çmimin e madh evropian “Ylli i Artë”. Si kandidat për ????????? të Federatës Evropiane të Peshëngritjes Dr. Hasani kishte mbështetje të plotë nga KOK-u dhe KOKSH-i. Ai është edhe këshilltar i KOK-ut, i emëruar muaj më parë pas Asamblesë Zgjedhore të KOK-ut” – njofton KOK.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.