☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,049 ▲ +0.28% ETH $2,284 ▲ +2.03% XRP $1.3532 ▼ -0.09% SOL $84.8500 ▲ +0.19%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
12 Apr 2026
Breaking
Keshilla

Një shtëpi perfekte para se të largoheni me pushime

Para se të niseni është e rëndësishme të sistemoni shtëpinë, që kur të ktheheni të ndjeni qetësinë dhe pastërtinë.

Në fakt, vetë fundi i pushimeve është traumatik, duke menduar të kthehesh në shtëpi dhe të gjesh rrëmujë. Kështu që është mirë që të pastroni shtëpinë, të hidhni plehrat, të sistemoni frigoriferin dhe të lini një surprizë të rëndësishme për veten kur të ktheheni, për të pasur humor të mirë.

Së pari bëni gati të gjitha valixhet
Përfundoni të gjitha valixhet që të keni kohë të merreni me shtëpinë para se të niseni. Para se të pastroni, sistemoni dhe sigurohuni që i keni vendosur të gjitha gjërat që ju duhen në valixhe. Vendosini valixhet afër derës kryesore të shtëpisë.

Zbrazni frigoriferin
Nëse pushimet zgjasin maksimumi dy javë nuk është e nevojshme të zbrazni të gjithë ngrirësin e frigoriferit. Nëse largimi nga shtëpia është më i gjatë, frigoriferi duhet zbrazuar dhe aromartizuar , duke lënë një gjysëm limoni dhe një bustinë sode.

Dyshemeja e pastruar
Për të mos gjetur insekte kur të vini në shtëpi është mirë të lini shtëpinë me dysheme të pastruar. Pikë së pari pastroni thërrimet që mund të gjeni nëpër shtëpi. Dhe më pas lajeni dyshemenë me aromatizues në mënyrë që kur të ktheheni të mos kenë erë të keqe.

Kujdes me banjon
Një trajtim i veçantë duhet për banjon, duke i larë hidrosanitaret me produktet e përshtatshme. Mos harroni të ulni kapakun e tualetit, dhe të vendosni tapa në lavaman, bide dhe pllakën e dushit.

Ndërroni çarçafët
Pasi ktheheni nga pushimet asgjë nuk do të jetë më e këndshme se të gjesh shtratin të pastër dhe të parfumuar. Kështu, para se të niseni, ndërroni çarçafët duke lënë në komodinë një bustinë aromatizuesi .

Mendoni për lulet
Nuk duhet të niseni pa menduar më parë të ujisni lulet për të gjithë periudhën që nuk do të jeni. Zgjidhjet mund të jenë të ndryshme, t’ia lini porosi një fqinji, apo një miku që t’i ujisë të paktën një herë në ditë.

Një dhuratë ngushëllimi
Para se të niseni merrni një dhuratë për veten tuaj: një parfum, një veshje apo vëth. Vendosini mbi krevat para se të largoheni. Në këtë mënyrë kur të ktheheni nga pushimet situata do të jetë më pak traumatike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.