☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 26 May 2026
S&P 500 7,512 ▲0.51%
DOW 50,448 ▼0.26%
NASDAQ 26,589 ▲0.93%
NAFTA 94.26 ▼2.42%
ARI 4,506 ▼0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069 EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069
₿ CRYPTO
BTC $76,496 ▼ -1.49% ETH $2,091 ▼ -1.63% XRP $1.3468 ▼ -0.99% SOL $84.6500 ▼ -1.91%
S&P 500 7,512 ▲0.51 % DOW 50,448 ▼0.26 % NASDAQ 26,589 ▲0.93 % NAFTA 94.26 ▼2.42 % ARI 4,506 ▼0.37 % S&P 500 7,512 ▲0.51 % DOW 50,448 ▼0.26 % NASDAQ 26,589 ▲0.93 % NAFTA 94.26 ▼2.42 % ARI 4,506 ▼0.37 %
EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069 EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069
26 May 2026
Breaking
Bota

Një tanker me naftë anashkalon Ngushticën e Hormuzit përmes Detit të Kuq

Një tanker nafte nga Koreja e Jugut ka kaluar përmes Detit të Kuq, në një zhvillim të parë që nga bllokimi i Ngushtica e Hormuzit në kuadër të luftës në Lindjen e Mesme, njoftoi sot Seuli.

Koreja e Jugut, e cila varet në masë të madhe nga importet e hidrokarbureve, po përpiqet të sigurojë furnizimet e saj që kur sulmet amerikano-izraelite ndaj Iranit në fund të shkurtit çuan në mbylljen nga Teherani të aksesit në Ngushticën e Hormuzit.

Që nga e hëna, kjo zonë i është nënshtruar gjithashtu një bllokade amerikane ndaj anijeve që vijnë ose shkojnë drejt porteve iraniane.

Seuli kishte njoftuar më herët këtë muaj dërgimin e pesë anijeve me flamur koreanojugor drejt portit Yanbu në Arabia Saudite, për të krijuar itinerare alternative.

Ministria koreanojugore e Çështjeve Detare bëri të ditur sot “rastin e parë të transportit të naftës bruto drejt vendit përmes Detit të Kuq”, një devijim nga rruga tradicionale, pas bllokimit të Ngushticës së Hormuzit.

Presidenti Lee Jae Myung e cilësoi këtë si një “rezultat të çmuar” dhe falënderoi marinarët për përpjekjet e tyre, në një postim në rrjetin X.

Ndërkohë, shefi i kabinetit  të presidenitt, Kang Hoon-sik, deklaroi se Koreja e Jugut ka siguruar furnizim deri në fund të vitit prej 273 milionë fuçish naftë bruto përmes rrugëve që shmangin ngushticën e bllokuar.

Sipas tij, kjo sasi përfaqëson më shumë se tre muaj të nevojave të vendit për naftë, bazuar në të dhënat e vitit të kaluar.

Kang shtoi se së fundmi është kthyer nga një turne në Kazakistan, Oman, Arabinë Saudite dhe Katar, me qëllim gjetjen e burimeve alternative të furnizimit me energji./  /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.